Të mbash gruan mbi shpinë për një fuçi me birrë!!! Kampionati i forcës së burrave (VIDEO)

Ka nisur në Dorking, në Anglinë jugperëndimore, kampionati i demonstrimit të forcës së burrave, duke mbajtur mbi shpinë një grua e duke kapërcyer një seri pengesash. Konkurimi që praktikohet në disa vende të botës, si në Finlandë dhe Lituani, zhvillohet në fillim të muajit mars.

Ai konsiston në një garë të gjatë 253.5 m me pengesa, në të cilën konkurrentët duhet mbajnë në sup "gratë" e tyre duke kapërcyer pellgje uji dhe të tjera barriera.

Rregulli themelor i kampionatit, të regjistruar tashmë dhe në Librin e rekordeve Guinness, është se gruaja duhet të jetë mbi 17 vjeç (nuk ka nevojë sigurisht të jetë gruaja e burrit) dhe duhet të peshojë të paktën 49 kg. Rënia në tokë e bashkëshortit përfshin një dënim prej 15 sekondash vonesë dhe ai që kalon i pari vijën e finishit, fiton një sasi birre, të barabartë me peshën e gruas së tij dhe natyrisht titullin prestigjioz të kampionit.

Kampionati i demonstrimit të forcës e ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar. Ai daton që prej kohës kur Vikingët pushtuan bregun verilindor të Anglisë, plaçkitën popullsinë lokale dhe rrëmbenin gratë. Garat e vitit 2019 në Dorking, synojnë të dërgojnë një ekip atletësh për të konkurruar në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Finlandë në muajin korrik.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni