Të mbetesh ‘pa frymë’. Videoja e jashtëzakonshme që dokumenton gjuetinë e balenave me ndihmën e fluskave të ajrit

Të mbetesh ‘pa frymë’. Videoja e jashtëzakonshme që dokumenton gjuetinë e balenave me ndihmën e fluskave të ajrit

Të mbetesh ‘pa frymë’. Videoja e jashtëzakonshme dokumenton një nga sjelljet më interesante të balenave, të cilat ‘gjuajnë’ me ndihmën e fluskave të ajrit.

Ato u filmuan ndërsa notonin në formë rrethi në oqean duke prodhuar një ‘mur me flluska’ që i nevojitet si teknikë për të gjuajtur planktone dhe peshqit e vegjël. Filmimi u krye në Alaskë nga studiuesit e Universitetit të Hawaii në Manoa përmes dy këndshikimeve të ndryshme, nga lart, falë dronit, dhe nga nën ujë, me kamera të bashkangjitura te balenat, të cilat na lejojnë të shohim gjuetinë e tyre.

"Ne kemi dy imazhe video", shpjegon biologu detar Lars Bejder, i cili punon në programin e kërkimit të gjitarëve të universitetit Havai. "Filmimet përmes dronit, na tregojnë se si ‘rrjetat e flluskave’ ngrihen në sipërfaqe dhe si kafshët i kapërcejnë ato, ndërsa kamerat nënujore na tregon një tjetër pamje. Mbivendosja e këtyre dy pamjeve është vërtet emocionuese. Ne po vëzhgojmë se si këto kafshë manipulojnë prenë e tyre dhe i përgatisin ata për kapjen e gjahut ". Në Alaskë balenat migrojnë gjatë verës për të grumbulluar ushqime para se të kthehen në ujërat më të ngrohtë të Havait në dimër për sezonin e mbarështimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin