Të mërkurën gjysmëfinalet e Kupës/ Trajneri i Tiranës: Kukësi ka fituar agresivitet me Devollin! Luhet edhe Egnatia-Vllaznia

Tirana luan të mërkurën në orën 15:00 një nga ndeshje më të rëndësishme të sezonit, pasi përballet me Kukësin në qytetin verlindor për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë vijnë pas humbjes me Teutën dhe kërkojnë sa më shpejt suksesin ndaj një kundërshtari që është fokusuar 100% te mbijetesa në Superligë.

“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht sepse është gjysmëfinale dhe një trofe në lojë, që ne në këto dy ndeshje do bëjmë maksimumin për ta fituar. Kukësi është një skuadër që me ardhjen e Devollit ka ndryshuar, ka rritur agresivitetin, por që ne i kemi idetë e qarta për ndeshjen,”-u shpreh Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

Po të mërkurën në të njëjtën orë Vllaznia përballet në Rrogozhinë me Egnatian. Dy skuadrat e vendeve të para të kampionatit këtë herë masin forcat për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por Vllaznia vjen pas një ecurie jo të mirë. Në dy përballjet e fundit në kampionat ka marrë vetëm 1 pikë.

“Në përballjen me Egnatian jemi plotësisht gati për një rezultat pozitiv,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë do luhen më 24 prill.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë