Të mërkurën java e 28 e Superligës. Spikat Partizani-Skënderbeu, Gega: Do e kalojmë minikrizën

Të mërkurën java e 28 e Superligës. Spikat Partizani-Skënderbeu, Gega: Do e kalojmë minikrizën

Të mërkurën do të zhvillohet java e 28 e Superligës ku përveç Tiranës e cila do të marrë tre pikët në tavolinë pasi në kalendar ka përballjen me Kamzën të gjithë skuadrat e tjera do të synojnë fitoren. Në kryeqytet Partizani do të presë Skënderbeun në një ndeshje ku nuk lejohet hapi fals, pasi në 6 ndeshjet e fundit të kuqtë kryesues kanë vetëm një fitore. Për këtë ecuri, por edhe për dy humbjet e fundit ndaj Luftëtarit, në prag të sfidës me Skënderbeun trajneri Skënder Gega deklaron:

“Koiçidensa me Kupën dhe sfida e kampionatit që duket se kanë sjellë një minikrizë. Është një moment jo i mirë. Humbja e Kukësit e vuri grupin në agresivitetin jo të duhur, por duhet të dimë ta kalojmë, e kemi eksperiencën. Duhet të përgjigjemi fort kundër Skënderbeut.”

Në Vlorë ndërkohë Flamurtari do të presë Teutën, skuadrën e cila në fundjavë u poshtëruar 5-0 nga Laçi. Në prag të kësaj sfide ku vendoset shumë për kupat e Europës futbollisti i Flamurtarit Emiliano Musta shprehet:

“Teuta luante  për titull deri pak javësh, por ka bërë dy a tre hapa fals dhe rrezikon edhe Europën siç shokohet nga renditja. Ne gjithsesi do hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tre pikët.”

Një ndeshje me tepër interes dhe që mund të vendosë shumë për mbijetesën do të luhet në Krujë mes Kastriotit dhe Luftëtarit. Skuadra e drejtuar nga Devolli renditet në vendin e 9 me 27 pikë, 3 më pak se Tirana dhe 7 më pak se gjirokastitët, ndaj përballja ndaj këtyre të fundit do të jetë jetike.

Sfida tjetër e javës së 28 do të jetë ajo mes Laçit dhe Kukësit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota