Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë ditën e mërkurë Konventën Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.
Vasili dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së katër ditë më parë, duke propozuar si zëvendësuese të tij, zëvendëskryetaren aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi.
Njoftimi për mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore është bërë në faqen zyrtare të LSI, në rrjetin social “Facebook”.
“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, shkruhet në njoftimin e LSI-së.
Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet kryetarja e LSI-së, pasi është kandidatja e vetme si pasuse e Vasilit.

(Statusi i bërë në faqen zyrtare të LSI në Facebook)
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com