Të mërkurën Kupa e Shqipërisë/ Skuadrat e mëdha të favorizuara në letër, Gavazaj: Dinamo nuk fal, duam trofeun në dy fronte

Të mërkurën 32 klube futbolli do të zbresin në fushë për fazën e 1/16 të Kupës së Shqipërisë, që ndryshe nga sezoni i kaluar do të jetë me sistem vajtje-ardhje. Edhe pse në letër duken sfida të lehta, për klubet emer vlen për t’u theksuar se suprizat nuk kanë munguar kurë.

Dinamo, që ka bërë një nisje të mirë të Superligës, luan në transfertë kundër Erzenit. Futbollisti i ‘nëndetses’ Enis Gavazaj thotë se nuk do të bëjnë asnjë tolerim dhe do të luftojnë për të dy frontet, si kampionat ashtu edhe në Kupë:

“Besoj se do jetë një ndeshje shumë e mirë dhe pse jo që atje të mos marim fitore. Për emrin e Dinamos vlen që të dalim në të dy frontet mirë, pasi objektiv kemi vetëm fitoret.”

Ndërkohë Partizani, skuadra që ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni, luan ndeshjen e parë në Pukë kundër Tërbunit. Më të lehtë se të kuqtë pritet ta ketë Vllaznia, pasi shkodranët përballen me Laberinë në transfertë. Teuta është e ftuar kundër Luzit, ndërsa Maliqi pret Kukësin, që është edhe skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javëve kampionat. Sa i takon Tiranës ndeshjen e parë e luan në Peqin kundër Shkumbinit, ndërsa Laçi udhëton në Sarandë për t’u përballur me Butrintin.

Të gjitha ndeshjet e para të fazës së 1/16 luhen të mërkurën në orën 16:00.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë