Ndërsa në Tiranë e Durrës temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në minus 5 gradë celsius. Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e mërkurë ku moti pritet të jetë i kthjellët por shumë i ftohtë duke regjistruar kështu temperaturat më të ulëta të vitit. Duke nisur nga e enjtja në mbarë vendin do të rikthehen vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e bore. Ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë por të papërfillshme.Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore temperaturat minimale do të zbresin në minus 8 gradë ndërsa ato maksimale deri në 2 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat minimale do të jenë 0 gradë ato maksimale 10 gradë Celsius, ndërsa në bregdet temperaturat e mëngjesit do të shkojnë deri në 1 gradë dhe në mesditë 11 gradë Celsius.
(aq/shqiptarja.com)