Vullnetarët rusë të ‘Batalioni Siberian’ luftojnë kundër vendit të tyre! Rrëfimi i një ushtari rus: Isha i zhgënjyer nga njerëzit e mi

Vullnetarët rusë të ‘Batalioni Siberian’ luftojnë kundër vendit të tyre! Rrëfimi i një ushtari rus: Isha i zhgënjyer nga njerëzit e mi

I tronditur nga imazhet e asaj që po ndodhte me ukrainasit në zonat e pushtuara nga Rusia, një i ri nga batalioni vendosi të veprojë kundër Rusisë, shtëpisë dhe vendit të tij.

Karabas tha se e dinte se ajo që po bënte ishte drastike. Ai bëri gati valixhet dhe vendosi të gjejë një mënyrë për të shkuar në Ukrainë për t'u bashkuar me radhët e trupave të Kievit që luftojnë forcat ruse. Atij iu desh gati një vit për ta realizuar këtë plan, raporton Associated Press.

Sot, ai është pjesë e Batalionit Siberian, një njësi e përbërë nga rusë të cilët janë bashkuar me radhët ushtarake ukrainase për të luftuar kundër atdheut të tyre, duke shpresuar që një ditë të ndihmojë për të rrëzuar presidentin rus Vladimir Putin. Anëtarët e saj vijnë kryesisht nga pakicat etnike nga lindja e largët e Rusisë.

"Isha i zhgënjyer me njerëzit e mi. Kjo është arsyeja pse unë doja të vija këtu ... dhe të luftoja për një Ukrainë të lirë", rrëfen Karabas, i cili si luftëtarët e tjerë në batalion foli për Associated Press me kusht që të përdorej vetëm shenja e thirrjes së tij ushtarake.

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Karabas tha se ishte i tronditur nga mënyra sesi shumica e rusëve që ai njihte ose e mbështesnin verbërisht Putinin ose ishin indiferentë ndaj luftës. 

 

SI.E./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 15/12/2023 09:05

    Ruset dhe ukrainasit jane vellezer te nje gjaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor