"Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit". Këto janë fjalët që Erjon Goxhara i ka thënë Lorenc Kostës, kur e ka filmuar pasi e plagosi mesditën e 19 gushtit.
Goxhara kishte dyshime se 45 vjeçari kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij. Më pas videon e filmuar ia ka nisur disa personave të familjes, përfshirë edhe gruan e tij.
Sipas informacioneve të gazetarit të Report Tv Sokol Dema, referuar dëshmive të gruas, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.
Bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash, të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.
Të njëjtat burime thonë për Report Tv, se efektivi banon në një vilë 4 katëshe.
Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu.
Operacionet e kërkimit të forcave RENEA janë përqendruar në periferi të kryeqytetit, me dyshimin se Erjon Goxhara ndodhet në malin e Dajtit. Për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit, policia ka ofruar shpërblim shumën 10.000 euro duke siguruar anonimatin e plotë.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia evakuon banorët (VIDEO)
21 Janar, 17:08
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant
21 Janar, 14:54
-
Lëvizte me pistoletë në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
21 Janar, 13:51
-
Tiranë/ TikTok-erja plagosi me thikë 22-vjeçaren, më përpara kanë qenë shoqe! Sherri nisi prej disa djemve që frekuentonin dy vajzat njëkohësisht
21 Janar, 11:01
-
Vorë/ Flakët përpijnë dyqanin 'Shop Marikaj', dyshimet e para (VIDEO)
21 Janar, 09:50
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Tiranë/ TikTok-erja plagos me thikë 22-vjeçaren, vihet në pranga! Nën hetim edhe motra e të dëmtuarës, sherri te kompleksi 'Delijorgji' (EMRAT)
20 Janar, 15:48
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28