Atentat për tradhti/ PAMJET kur polici lëshon 6 plumba ndaj 45-vjeçarit në Tiranë! Gruaja e efektivit pranon lidhjen me kolegun te ERE

TIRANË- Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati, pavarësisht negociatave me kolegë e familjarë, përfshirë edhe një bisedë me thirrje për vetëdorëzim të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj. 

Goxhara, baba i dy fëmijëve, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pasi lëshoi 6 plumba me ndaj Lorenc Kostës, 45-vjeçarit i cili kishte lidhje me gruan e policit, fakt i pranuar nga bashkëshortja pasi është marrë në pyetje nga hetuesit.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

pamjet e siguruara nga Report Tv nga kamerat e sigurisë së një lokali, ora shënon 14:20 dhe burri në trotuar është 45-vjeçari Kosta. Para tij, sapo ka zbritur nga automjeti, del efektivi me bluzë të kuqe, i cili nxjerr pistoletën dhe nis ta qëllojë me plumba në këmbë, pranë rreth-rrotullimit te komuna e Parisit. 

Shënjestrën e tij të shtrirë në tokë të plagosur, polici e ka filmuar, për arsye që nuk dihen, por e sigurt është sipas hetuesve, se këto pamje nuk kanë mbërritur në telefonin e gruas së tij.

I plagosuri me origjinë nga Berati e banim në Tiranë, është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës pas ndihmës së parë që mori nga kalimtarë të rastit, ndërsa ndaj autorit, policia ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu.

Operacionet e kërkimit të forcave RENEA janë përqendruar në periferi të kryeqytetit, me dyshimin se Erjon Goxhara ndodhet në malin e Dajtit. Për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit, policia ka shpërblim shumën 10.000 euro duke siguruar anonimatin e plotë.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Ky i fundit ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Efektivi ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosuri, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

1724138214_lorenckosta.jpg

I plagosuri Lorenc Kosta 

 

1724107257_polici.jpg

Autori, Erjon Goxhara, efektiv

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi plagos 45-vjeçarin te Komuna e Parisit! E qëllon disa herë dhe ikën me vrap

Report Tv ka siguruar pamjet e plagosjes me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet momenti kur 45-vjeçari Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Aty mbërrin me makinë punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç. Ky shkon drejt Kostës dhe nis ta qëllojë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve.

Më pas Goxhara largohet me shpejtësi. 45-vjeçari mbetet i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarë të rastit.

Kosta ndodhet ende në spital, ndërsa  efektivi është ende në kërkim. 10 mijë euro janë vënë në dispozicion për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Milet mos gjykoni: 21/08/2024 07:23

    Mjere kujt i ndodh thuaj, se mileti flet pa lidhje. Efektivi djale I shkolluar e sh puntor. Ky Ingjinieri si baba ketij, a e ka pa veten ky si mund te ngacmonte grun e huj. Plagosja Nuk justifikohet po me pa ket ftyre gaforren qe te ngacmon grun Kur e di fare mire kush je dhe vazhdon te provokon nervat….zoti na rujt ment e kokes. Ishalla Efektivit po I qetesohet shpirti I trazuar e ky viktima spo ka lendime serioze. Gruaja do keto jetoje me ndjenjen e fajit sa te kete fryme.

    Përgjigju
  • Ame rika: 21/08/2024 05:24

    Po mendje Polici :Qeveria ( gjykata) do tja beje AUDITIN Qysh kur ka LINDUR e gjer Diten e ZULLUMIT!

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2024 01:50

    Duke krahasuar fotot e dy rivaleve ne dashuri,te ben te mendosh se cfare e ka shtyre kete grua te beje veprimin qe shpuri ne keto pasoja?!

    Përgjigju
  • xhelati: 20/08/2024 20:29

    TA KISHE VRARE QENIN,,PSE E GODITE NE KEMBE,,,NE KOKE ME 2 PLUMBA MBAROJE PUNE...HERES TJETER TEREZITJA MIRE....

    Përgjigju
  • Real: 20/08/2024 20:04

    6 plumba qellon fshatari i memaliajt dhe Tonin Vocaj thote ne konference nuk ka dashur ta vrase. Jo Tonin ka dashur te dergoj te fala ty, Rumbullakut dhe Shokut Gramoz Ruci. Disa te tjere ketu thone qytetar per kete killerin e shqiponjave. Po ne memaliaj ndalon autobuzi sa te bejne sh**en pasagjeret ju i thoni qytet.

    Përgjigju
  • Ervini: 20/08/2024 18:05

    Pune kurvash.

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/08/2024 17:57

    Ne Shqiperi nuk esht problem tradhetia sepse kemi shekuj qe tradhetojme ne te gjitha drejtimet…por problemi qendron tek opinioni qe krijohet mbas tradhetise…kjo gje shkakton veprimet extreme si pasoje.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 20/08/2024 17:00

    Ore po ky polici qeka igjithi loqe, po ndaje gruan po ta ka dredh. E po ky Mistreci beratas po e ka ngar e paralajmēroje. E po tē vazhdonte atėhere i ja numuroje nē kok jo nē kēmb o polic leshi. Shko bo burg tani o loqe thar. Se u mbarua dynjaja pēr gra.

    Përgjigju
    • Tu rraste ishalla: 20/08/2024 18:01

      Kane qene ne proces divorci thote media o Tarras. Me vjen keq se Efektivi qenka nje yll kurse ky Inxhineri mysybet. Si ste ka ardh ndot me shku me ate ftyre miu kur ke pas ne shpi gjithe kete komandat. Prandaj duhet me u nda jo me majt lidhjen me zor. Fundi i botes

  • Papadhiu: 20/08/2024 16:30

    Te jete i mencur, njofton vet policine dhe mer 10 mij euro shperblim:)

    Përgjigju
    • Bond: 20/08/2024 21:11

      Hahahaha.....

  • Bella ciao: 20/08/2024 16:29

    Martesa si institucion ka mare fund me kohe, po njerezit e mbajne ne kembe me zor, per force zakoni dhe ndonjehere per rehatllik. Njerezit duhet te jene te lire, te rrine bashk apo te ndahen pa problem. Seksi nuk duhet te jete peng i askujt, dhe nuk duhet te jete simbol i bashshortesise. Njerezit nje jete kane, e duhet ta jetoj e si ta mendojne ata, askush nuk duhet te jete peng i dikujt apo te meret peng nga dikush. Gruaja apo burri nuk jane prone e njeritjetrit. Ndaj edhe po iku tjeterkund, rruge e mbare i qofte. Jeta ka shume me teper vlere sesa veglat mes kembeve.

    Përgjigju
  • Ago Agai: 20/08/2024 16:21

    Cfare idiotash jane keta drejtuesit e policise tone...! Duan te paguajne me paret tona shperblim per kapjen e nje njeriu te papershtatshem e kriminel qe keta i dhane pistolete dhe post. Ku po shkon kjo bote...!?

    Përgjigju
  • Tan uka: 20/08/2024 15:51

    Legenat e osshe s

    Përgjigju
  • Gruja: 20/08/2024 15:42

    Po kur e keni grun kurve pse e kerkoni te tjetri O milet ?! Dhe ku komenteve paskeni te njejta probleme me duket, Se thoni mire ka ka ba!!! Pse sja futi grus ai qe u q.. si lopa, Po i ra hallexhiut qe i eshte ofru vete sic ndodh perdite Rendomte se meshkujt shqiptare vetem namin kane Se kshu se leshojne birren nga dora me shoket Dhe se leshojne telefonin e i pad duke pa ndeshje E lujt lojra me femren ne shpi qe e lene pa respektu.

    Përgjigju
  • Tironsi01: 20/08/2024 15:02

    Kur do hynte ne fuqi ai ligji me 3 vjet burg per tradheti bashkshortore ?? ????????????

    Përgjigju
    • Tironsja: 20/08/2024 23:05

      Mos u merzit se ka qene e ndersjellre tradhetia ktu ????

    • Artan: 20/08/2024 15:45

      po pse me gruja ja ka fakìjin qe eshte hajvan ky? boll me me damkosjen e gruas. Ky zoteria eshte nje i rritur qe mban pergjegjesi per ate qe ben. Nuk ka faj gruaja por koka e ketij

    • Beni: 20/08/2024 15:43

      Mos ndodhte se shkon 90 % e femrave ne burg Plas lufta pastaj...

  • Shkodra: 20/08/2024 14:36

    Kur ne shkoder alma arrazi vrau femit e vet e arrestuan burrin per instigim vrasje e vetvrasje. Tesh pse nuk arrestojn kyt per intigim vrasje po kerkojn ky policin si ka ra viktim e ktyre te digjenerumve.

    Përgjigju
    • Lala: 20/08/2024 16:21

      Si ndahu o Artan? Po shpija? Po femije? A Mund te rrip ne Nje shtepi me Ket tipen QE se kuptoj ca ka dash me Ket inxhinjerin .Po TI shikosh sesht AS ndonje gje e bukur.ka vepruar ne gjaknxehtesi e vertet se Si ka faj hypesi por ajo QE Ka Pas ne shpi.ska lidhje Ego thjeshta mendimi QE I humbi te gjitha te nxjerr jasht kontrolli.ne Ket rast faji esht I gruas Jo i kollovarit por po te ndahet gjykata ja jep te gjitha gruas.me Demi.me shtepi.me lek per ushqime .EC e jeto pastaj

    • Artan: 20/08/2024 15:47

      po ca viktime me ? mjafton te ndahesh dhe mbaroi puna, secili ne punen e vet. Por egoja eshte gje e poshter se ben qe te besh keshtu veprimesh

  • Altin: 20/08/2024 14:09

    Grua me femije me burr me te pamshem vete me nje burr si plak dhe pranon qe ka lidhje jasht martesore.Edhe kjo pler femer duhet denuar se per pak vrau njerz.Keto qe nxisin dhune plagosje dhe vrasje duhen denuar njesoje si autori qe kreu nje krim.

    Përgjigju
  • Era e re: 20/08/2024 12:59

    E njoh Erionin si nje djale te shkolluar dhe me vlera qytetare. Por ky eshte nja gabim qe nuk duhej bere nga ky djale sido te kete qene situata. Shpresoj te dorezohet sa me shpejt dhe te perballet me veprimet e tij. Dorezohu Erion! Ti je burre me shpirt te madh dhe ti me mire se kushdo tjeter e di si funksionon ligji. Nuk mund te arratisesh nga ky veprim. Dorezohu dhe mbaj pergjegjesi per veprimet e tua sado te hidhura te jene.

    Përgjigju
    • Qyteti: 20/08/2024 20:22

      Kui gjeti vlerat qytetare ne memaliaj, apo te reparti i rrugecerve shqiponja. Polic gomar dhe i superkoruptuar eshte. Po te behet hetim i plote ja nxjerrin te gjitha dhe e kupton me pas cfare i ka bere vetes. Nuk behet bari lis jo.

    • Erlisi: 20/08/2024 19:20

      Edhe une e njoh shune mire erjonin nje djale shume i mire puntore dhe familjar me vjen keq per veprimin por donje here eshte pune sekondash .edhe une i bej thirje erjonit te dorezohet se eshte me mire per te dhe shpresoj qe ti mbyll sa me shpejt hallet me shtetin dhe kam besim qe ka per ti mbyllur shume shpejt

    • Batoja: 20/08/2024 14:27

      Bravo ! Ti je tamam Rilindas, qe predikon urtësi e mirësi

  • Ta rras lala: 20/08/2024 12:25

    Nuk i mjaftonte pula e vet, apo pula e huaj eshte me e mire

    Përgjigju
  • Ismeti: 20/08/2024 12:24

    PO PSE GACMOHET GRUJA E TJETRIT... NAN ME DY KALOMOJ NGA 20 VJEÇ.... MOR FIS PREDH. PO TI E MERITOJE PLUMIN NBALL. KUJDO TI NDODHTE QOFT POLIC APO NJERI I THJESHT NUK DUHET TË DËNOHET....

    Përgjigju
    • Lezhjani: 20/08/2024 14:45

      Nuk i ka ngacmuar gruan, i ka pas gruan dashnore, e pranoj ajo vete se ka lidhje jashtë martesore

    • Doni: 20/08/2024 12:42

      Te lumte goja vlla

  • Linza: 20/08/2024 10:29

    Mire ja beri plehres qe i ngacmonte gruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës