Të mos presim tek vendimet e gjykatave, por duhet të besojmë tek SHBA-të!

Të mos presim tek vendimet e gjykatave, por duhet të besojmë tek SHBA-të!

Reforma në Drejtësi ka pasur një rrugë të vështirë e me plotë sfida e kjo ka ndodhur se shumica e klasës politike edhe pse publikisht ka qenë dakord, në fakt nuk ka qenë aspak për një reformë të tillë.

Shqiptarët duhet të kenë besim tek drejtësia e re e cila, sot është i vetmi i strument garantues për të pastruar politikën shqiptare nga persona që e kanë perdorur ose keqperdorur për interesa personale apo të grupeve të caktuara. Një meritë të veçantë për reformën në Drejtësi, pavarësisht se nuk duan ta pranojme ose kërkojnë ta perbalstosin e ka pasur Lulzim Basha, që përsëri po rikthehet me teza të legjimitetit dhe Shtetit të së Drejtës.

 Kjo është një arsye më shumë për të besuar se misioni i Bashës nuk ka përfunduar në Politikë. Madje, tashmë i lirë nga pengesat e njohura është më i vendosur se kurrë që Shqiperia t'i kthehet legjimitetit në çdo qelizë e më shumë se kurrë që politika të kthehet në kornizat e legjitimuese.

Një politikë me persona të inkriminuar dhe politikanë pa veting është pengesa kryesore që Shqipëria të jetë Demokraci Funksionale dhe të perparoi në rrugëtimin e Integrimit Europian me të drejta të plotela si vend anetar.

Kushdo që sot, për interesa politike është kunder akteve Non Grata të SHBA, nuk është gjë tjetër veçse pengues për një Shqipëri Europiane.

SHBA-të në vendimet që marrin, zor se gabojne. Nëse dikë e shpallin Non Grata, ata e kanë një arsye të fortë. Provat dhe proceset ne Drejtësi nuk janë "shkop magjik" dhe nuk ndodhin menjëherë.

Kemi kerkuar prova menjëherë nga SHBA-të, unë kam qenë i idesë se për këdo duhet  të presim, por ndoshta provat nuk kanë për të munguar për askënd.

Shqiptarët, nuk duhet të presin procese gjyqesore apo drejtësinë, por duhet të besojnë tek vendimet e SHBA-ve dhe tek sinjalet që ata na japin për politikanet tanë.

Pa ndihmën e SHBA-ve dhe të partnerëve tanë, shqiptarët nuk do të kishin kurrë mundësi të merrnin nën kontroll sovranitetin e përfaqësimit që ju takon me kushtetutë. Reforma në  drejtësi dhe mbështetja e SHBA-ve janë garancia më e madhe për një demokraci të plotë që për 32 vite u ka munguar shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Giugiu: 07/06/2023 07:10

    Populli e kishte shpallur nongrata më parë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë