Të moshuarit Skype me të afërmit 
Klosi: Më shumë ndihmë nga shteti

Të moshuarit Skype me të afërmit <br />Klosi: Më shumë ndihmë nga shteti
Të moshuarit në qendrat rezidenciale të vendit, kanë festuar sot ditën e tyre. Aktivitete të ndryshme janë organizuar për to jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe shkollat dhe biznesi.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte në “Shtëpinë e të Moshuarve”, në Ali Dem. Dhurata simbolike e ministrit për këtë ditë ishin dy kompjuter si dhe aksesi në internet, në mënyrë që të moshuarit të bëjnë lidhje me skype me të afërmit e tyre. Vetë ministri Klosi mori pjesë në lidhjen e parë të një të moshuari me motrën e tij në Greqi nëpërmjet skype.

te moshuarit me skype
 
“Janë të rëndësishme në jetën e një shoqërie ditët që simbolizojnë përkujdesin për grupe të caktuara shoqërore, të cilat kanë kontribuar për këtë shoqëri. Ato na bëjnë të kuptojmë se këto grupe sociale kanë nevojë sot për një ndihmë më të madhe nga shteti shqiptar, kanë nevojë sot që shteti t’iu rrijë atyre pranë”, - tha Klosi.

Sipas tij, përkujdesja për moshën e tretë nuk do të jetë vetëm sot, por do të shtrihet çdo ditë të vitit.

Më tej ai tha se e gjithë shoqëria duhet t’i vijë në ndihmë kësaj shtese, pasi nuk mjafton vetëm përkujdesja nga institucionet shtetërore. “Nuk jemi aty ku duhet. Vetë shifrat flasin për këtë. Kemi rreth 370 të moshuar, për të cilët përkujdesemi në qendrat tona rezidenciale. Por ky nuk mund të jetë përkujdesi që shteti apo shoqëria shqiptare ofron vetëm për një numër kaq të kufizuar përfaqësuesish të moshës së tretë. Neve do na duhet ta ndryshojmë këtë situatë, të kemi mundësinë që të deinstitucionalizojmë institucionet tona që e gjithë shoqëria të jetë pjesë e kësaj praktike, si dhe të fusim konceptet moderne të mbështetjes së këtyre shtresave duke ofruar të gjithë mbështetjen e shoqërisë për këtë komunitet”, u shpreh ministri.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid