'Të ndalim të rinjtë të ikin' Ambasadori britanik në Shkodër: Grante në veri për të frenuar emigrimin

Shkoder - Më shumë se dy të tretat e të rinjve vazhdojnë të synojnë largimin nga Shqipëria. Të dhënat u bënë publike nga ambasadori  Alastair King-Smith, i cilu iu referua studimit te fundit nga Këshilli Britanik (British Council)

“Shumë të rinj, veçanërisht nga veriu mendojnë se mundësia e vetme dhe më e mirë është ta lënë Shqipërinë dhe të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesërisht, kjo është pasojë e ndikimeve sfiduese të pabarazisë së zhvillimit, në të gjithë vendin”.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith teksa gjendej në Shkodër për Festën e Çajit, tha fondet do të shkojnë për qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibrës.

“‘Perspektivat e Reja’ do të vazhdojë të japë më shumë rezultate këtë vit. Mbi 2500 persona do të përdorin Qendrat e Sipërmarrjes Rinore që kemi ngritur në Kukës, Has dhe Tropojë. Do të japin 30 bursa profesionale për kurset e gastronomisë dhe IT-së. Punësim për udhërrëfyes për 150 të rinj, mentorim për 220 aspirantë për sipërmarrës për të rritur bizneset e tyre dhe grante që arrijnë në 120.000 paund për bizneset mikro dhe ato të vogla”.

Gjithashtu këtë vit do të hapen qendra multimediale në disa shkolla për të ndaluar dezinformimin dhe për të fuqizuar mediat lokale. Ndërsa në universitetin e Shkodrës do të hapet programi “Future English”, duke u ofruar studentëve mësimin e gjuhës e angleze pa pagesë.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 27/06/2024 21:14

    Këto grantet për të rinjtë, aty më i riu është 50vjec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja