Të ngjashme me euron/ Ja si do jenë kartëmonedhat e reja shqiptare që do të dalin në qarkullim (FOTO)

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka prezantuar ditën e sotme serinë e re të kartëmonedhave të reja.

Në ceremoninë e zhvilluar, guvernatori Gent Sejko tha kartëmonedhat e reja vijnë të rifreskuara dhe me elemente sigurie të përmirësuara duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

“Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar. Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë. 

Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë. Ndërkohë që dy prerjet e para të kësaj serie, ajo 200 Lekë dhe 5000 Lekë - emetime të vitit 2017, janë gati për t’u hedhur në qarkullim më 30 shtator 2019, kartëmonedhat e tjera të serisë do të hidhen në qarkullim në mënyrë graduale gjatë 3-4 viteve të ardhshme dhe do të kenë vlerë ligjore krahas prerjeve ekzistuese.

Kalendar i hedhjes në qarkullim

Kartëmonedha 200 Lekë                  2019

Kartëmonedha 5000 Lekë                2019

Kartëmonedha 1000 Lekë                2020

Kartëmonedha 10000 Lekë              2021

Kartëmonedha 500 Lekë                  2022

Kartëmonedha 2000 Lekë                2022

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë