
Kanë filluar të nisen drejt Tiranës autobusët e parë të organizuar nga opozita me mbështetës nga rrethet.
Përpara 'Selisë Blu' në qytetin e Beratit janë grumbulluar dhjetra mbështetës të PD-së e LSI- ku më pas janë nisur me autobusë drejt Tiranës për të protestuar në orën 19:00.
Ndërkohë raportohet se edhe nga Kukësi dhe qytetet e tjera kanë nisur organizimet për të ardhur në protestën e Tiranës. Disa prej simpatizantëve kanë mbushur autobusët e organizuar nga PD-ja ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur që të udhëtojnë drejt Tiranës me automjetet e tyre.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)











