Gati 300 mijë pilotë të rrugës janë gjobitur përgjatë vitit 2024 për qarkullimin me shpejtësi mbi normën e lejuar, të konsideruar si shoferët më të rrezikshëm, jo vetëm si burim aksidenti, por me riskun më të lartë të vdekshmërisë.
Nëse deri dje, shoferët ruheshin të ulnin shpejtësinë sapo shihnin policin, vendosja në akset kyçe të vendit të makinave inteligjente, që kapin automatikisht shpejtësinë mbi normat e lejuara, ka futur në rrjetë 299,153 shoferë që duket se rrugën e kanë kthyer në pistë garash.
Po kaq ndikues për të shkaktuar aksidente, shoferët që bëjnë parakalime të gabuara, përgjatë vitit që lamë pas, janë ndëshkuar me mbi 86 mijë gjoba nga policia Rrugore.
Ende larg kulturës për të siguruar veten dhe të tjerët sapo futesh në automjet, drejtuesit e makinave në vend janë ndëshkuar me mbi 60 mijë masa administrative për mos vendosjen e rripit.
I kthyer në një problem social që po ndikon jo vetëm rininë por mbarë njerëzimin, varësia nga celulari nuk ndalet as kur drejtohet makina. Me një dorë në timon e një dorë në telefon, përgjatë 2024-ës, policia rrugore ka lëshuar mbi 40 mijë gjoba. Shifër e njëjtë edhe për drejtuesit e motoçikletave të cilët nuk kanë përdorur kaskat mbrojtëse.
Një prej shkeljeve më të rrezikshme të qarkullimit rrugor, e cila në jo pak raste ka rezultuar fatale brenda zonave të banuara, kalimi me semafor të kuq, është mbyllur me 210 gjoba.
Ndryshe nga kjo panoramë, ndërgjegjësim shoferët duket të kenë pasur, tek alkooli. Masat administrative gjatë një viti, vetëm 4800 të tilla, shfaqin kujdesin e shoferëve për të mos drejtuar makinën kur janë të dehur duke gjetur si zgjidhje taksitë.
Në total, për këto shkelje të vlerësuara si më të shpeshtat nga drejtuesit e automjeteve, policia ka vendosur më shumë se gjysmë milionë gjoba në 2024-ën në të gjithë vendin, ku të pandëshkuar nuk kanë mbetur as këmbësorët, ata që përdorin biçikleta e skuter elektrikë, me 2,302 gjoba në total.
TABELË
299,153 - shpejtësi tej normave të lejuara
4,79 - nën efekt të alkoolit
61,114 - pa rrip sigurimi
41,455 - përdorim celulari
86,654 - parakalim i gabuar
40,217 - pa kaskë
210 - shkelje semafori
2.302 - shkelje nga këmbësorë dhe çiklistë
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmet/ Makina 'Benz' rrokulliset dhe përmbyset anash rrugës, plagoset drejtuesi 79-vjeçar! Ja për çfarë dyshon policia (EMRI)
17 Mars, 15:28
-
Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri
13 Mars, 16:12
-
Rrugorja e Beratit bën bilancin/ Nën efektin e alkoolit dhe pa patentë, 5 të arrestuar
10 Mars, 16:12
-
Aksident i rëndë në Durrës, vetura përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi! (EMRAT+VIDEO)
3 Mars, 21:03
-
Fier/ Aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe shkatërrim prone, një i arrestuar dhe 2 nën akuzë! Njëri prej tyre në arrati
3 Mars, 16:00
-
Tiranë/ Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina! Apel shoferëve: Mos parkoni në vende që pengojnë qarkullimin (VIDEO)
22 Shkurt, 15:36
-
Krujë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Rrugorja 53-vjeçari
19 Shkurt, 14:06
-
Tiranë/ Rrugorja e kap të dehur në timon, 55-vjeçarit i gjenden kokainë dhe dy thika gjatë kontrolleve në mjet dhe banesë
18 Shkurt, 15:47
-
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë
18 Shkurt, 14:43
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
Shpellarët nuk gdhënden prandaj gjobat dhe heqja e patentës duhet të jenë rigoroze sepse këtu mbizotëron kafshëri me makina luksoze.
PërgjigjuO shtet Mashtrues mos ke harruar te deklarosh masat administrative te vendosura per parkim te gabuar?!Apo mos ndoshta shuma e arketuar nga parkimet e gabuara e kalon 2 milion€ dhe do ta anashkalosh si informacjon…
Përgjigju"Fajin e kane kalimtaret"!
PërgjigjuAi ka vite qe shkel ligjin ju i jepni nje dekorate te fundit me sisteemin bonus-malus te sigurimeve… Duhet ti hiqet patenta budallenjve se po vrasin njerez rrugeve…
Përgjigju