Të paktën 10 persona janë vrarë sot nga bombardimet në Donetsk, bastion i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, duke prekur një shkollë ditën hapjes dhe një furgon taksi, njoftoi administrata rajonale.
Bëhet fjalë për bilancin ditor më të rëndë mes civilëve që prej hyrjes në fuqi më 5 shtator të armëpushimit të nënshkruar mes Kiveit dhe kryengritësve në Lindje me pjesëmarrjen e Rusisë dhe OSBE-së.
Katër të rriturn u vranë dhe tetë u plagosën kur një predhë shpërtheu në orën 10:00 me orë lokale (7:00 GMT) pranë një shkolle që ndodhet në lagjen Kievski rreth katër kilometra larg aeroportit, ku ditët e fundit janë zhvilluar luftime intensive.
Në momentin kur ra predha, 238 persona gjendeshin pranë territorit të shkollës, ku 70 fëmijë me rastin e fillimit të vitit shkollor, që në këtë rajon, për shkak të konfliktit të armatosur, u hap një muaj më vonë nga pjesa tjetër e qytetit.
"Gjashtë persona të tjerë të vrarë dhe një i plagosur u gjendën në një furgon taksi që u prek gjithashtu nga një predhë", theksoi bashkia në një komunikatë.
ATSH
/Shqiptarja.com