Të paktën 12 të vdekur nga përmbytjet

/ATSH-DPA/ - Të paktën 12 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve dhe shirave të rrëmbyeshëm duke e çuar në 26 numrin e të vdekurve në këtë stinë.
Sezoni vjetor i shirave muson filloi javën e kaluar duke nxjerrë nga shtrati lumenj dhe përrenjt të ndryshëm, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive në vend (NDMA).
Përmbytjet kanë mbytur shtatë persona në provincën jugperëndimore të Balochistan, tre në krahinën lindore të Punjabit dhe dy në rajonin verior të Gilgit-Baltistanit, thanë NDMA.
Gjatë javës, të paktën 14 persona vdiqën në zona të ndryshme për shkak të përmbytjeve dhe shirave të shumtë.
NDMA u shpreh se 200 000 persona janë prekur nga përmbytjet në provincën më të madhe të Punjabit dhe 205 366 toka të mbjella janë dëmtuar.
Rreth 800 shtëpi në të gjithë vendin u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht .
Kryeministri Naëaz Sharif vizitoi rajonin e Rahimyar Khan në Punjab dhe mori pamje ajrore të zonave të goditura nga përmbytjet.
"Unë jam i kënqaur me masat e marra deri më tani por ne duhet të jemi vigjilent dhe të zhvendosin personat, që rrezikojnë të përmbyten në vende më të sigurta në kohën e duhur", u shpreh ai
Ghulam Rasool, shefi i Departamentit të Metrologjisë së Pakistanit paralajmëroi se do tëketë më shumë shira në fundjavë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve