Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë e dëborës në SHBA, miliona të tjerë pa energji elektrike

Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë e dëborës në SHBA,  miliona të tjerë pa energji elektrike

Stuhitë e dëborës i kanë marrë jetën të paktën 20 personave në SHBA dhe miliona të tjerë kanë ngelur pa energji në temperatura të ulëta rekord. Paralajmërimet për temperatura të ulëta dhe erëra të fuqishme u shtrinë nga Kanadaja në Meksikë. Moti i egër ka ndikuar edhe në vonesat për dërgesat dhe shpërndarjet  e vaksinave COVID-19.

Në Çikago, 46 ​​centimetra dëborë i detyroi shkollat ​​publike të anulonin mësimet. Ndërprerjet më të shumta të energjisë në SHBA ishin në Teksas, duke prekur më shumë se dy milion shtëpi dhe biznese. Zyrtarët e Teksasit kërkuan 60 gjeneratorë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së dhe vendosën përparësi në spitalet dhe shtëpitë e pleqve.

Në disa zona temperatura zbriti në minus 30 gradë Celsius, më e ftohta në 25 vjet.  Në shumë zona pati edhe ndërprerje të energjisë të cilat  shkaktuan vështirësi për të administruar doza vaksinash që duhen mbajtur në temperatura ultra të ftohta.

Disa qytete kishin ulje rekord: Në Minesota, u  regjistruan temperatura minus 39 gradë Celsius. Sioux Falls, Dakota e Jugut, ra në minus 26 gradë Celsius.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 2 dekada. 

Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa rrymë. Të martën, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.

Në mesditë, më shumë se 2,700 fluturime amerikane u anuluan. Rreth 100 sisteme shkollore u mbyllën, u hapën me vonesë ose kaluan në klasa të largëta në Alabama, ku parashikuesit thanë se kushtet mund të mos përmirësohen derisa temperaturat të ngrihen mbi ngrirjen pasditen e së Mërkurës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike