Samiti në Gjenevë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden nuk u ka dhënë fund sulmeve kibernetike ruse në SHBA.
Kjo pasi pasditen e së premtes rreth 200 biznese amerikane janë goditur nga një sulm "kolosal" ransomware.
Sulmi kishte si shënjestër fillimisht kompaninë e IT-së Kaseya me bazë në Florida, përpara se të përhapej përmes rrjeteve të korporatave që përdornin softuerin e saj. Kaseya është një kompani me shtrirje globale, e gjendur aktualisht në më shumë 10 vende dhe me më shumë se 10,000 klientë.
Kaseya tha se një nga aplikacionet e tij që ekzekuton serverë të korporatave, kompjutera dhe pajisje rrjeti mund të jetë përfshirë në sulm dhe u bënë thirrje klinteve të tyre të mbyllin softuerët e tyre.
Huntress Labs, deklaroi se pas një sulmi të tillë qëndronin banda e ransomware REvil, e lidhur drejtpërdrejt me Rusinë.
Revil i njohur gjithashtu si Sodinokibi është një nga grupet më kriminale dhe më fitimprurëse kibernetike në botë.
Banda u fajësua nga FBI për një sulm në maj që paralizoi prodhimin në JBS, furnizuesin më të madh të mishit në botë.
Grupi ndonjëherë kërcënon të postojë dokumente të vjedhura në faqen e saj të internetit, nëse viktimat nuk i përmbahen kërkesave të tyre dhe nuk japin para.
Në samitin e qershorit Biden deklaroi se i kishte parashtruar Putin një listë me 16 sektorë kritikë të infrastrukturës, nga energjia te uji, që nuk duhet në asnjë lloj kushti të pësojnë sulme kibernetike.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26