Të paktën 8 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm, rrugët i kthyen në lumenj në Korenë e Jugut

Të paktën 8 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm, rrugët i kthyen në lumenj në Korenë e Jugut

2 koreanë në shi, uji i shkon deri ne gjunjë

SEUL, KOREA E JUGUT - Shirat e dendur përmbytën rajonin e kryeqytetit të Koresë së Jugut, duke i kthyer rrugët e lagjes së pasur Gangnam të Seulit në një lumë, duke lënë automjete të zhytura në ujë dhe sisteme të shkatërruara  të transportit publik. Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Udhëtarët u kthyen ngadalë në punë të martën në mëngjes pasi ekipet e emergjencës punuan gjatë natës për të pastruar pjesën më të madhe të rrëmujës. Por ka pasur shqetësime për dëme të mëtejshme pasi parashikohej shi i rrëmbyeshëm për të dytën ditë radhazi.

Ndërsa shumica e shërbimeve të metrosë së zonës metropolitane të Seulit u kthyen në funksionimin normal, dhjetëra rrugë dhe parkingje buzë lumit mbetën të mbyllura për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Presidenti Yoon Suk Yeol u bëri thirrje punëdhënësve publikë dhe kompanive private që të rregullojnë orët e tyre të udhëtimit dhe kërkoi ‘veprim agresiv’ në restaurimin e objekteve të dëmtuara dhe evakuimin e njerëzve në zonat e rrezikshme për të parandaluar vdekje të mëtejshme. Moon Hong-sik, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Seulit, tha se ushtria ishte e përgatitur të dërgonte trupa për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes nëse kërkohet nga qytetet ose qeveritë rajonale.

Reshjet e shiut nisën mëngjesin e së hënës dhe u intensifikuan deri në orët e mbrëmjes. Gati 800 ndërtesa në Seul dhe qytetet përreth u dëmtuan, ndërsa të paktën 790 njerëz u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Njerëzit u panë duke ecur nëpër ujërat që arrinin deri në në kofshë. Makinat, taksitë dhe autobusët ishin ngecur në ujërat ngjyrë kafe. Udhëtarët u evakuuan ndërsa uji zbriste në shkallët e stacionit të metrosë Isu si një ujëvarë. Në qytetin e afërt të Seongnam, një kodër e dobësuar nga shiu u shemb në një fushë futbolli universitar.

Tre persona u gjetën të vdekur në mbeturinat e rrëshqitjeve të dheut dhe një stacion autobusi i shembur në qytetet e afërta të Gëangju dhe Hëaseong.

Katër persona u zhdukën në distriktin Seocho të Seulit jugor, i cili është gjithashtu shtëpia e rezidencës private të Yoon, i cili, sipas zyrës së tij, kaloi orë të tëra në telefon duke marrë informime dhe duke lëshuar udhëzime gjatë natës pasi shiu përmbyti disa nga rrugët afër tij.

Stuhi shiu goditën edhe Korenë e Veriut, ku autoritetet lëshuan paralajmërime për shi të dendur për pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Gazeta zyrtare e veriut Rodong Sinmun e përshkroi shiun si potencialisht "katastrofik" dhe bëri thirrje për masa për të mbrojtur tokën bujqësore dhe për të parandaluar përmbytjet në lumin Taedong, i cili rrjedh përmes kryeqytetit, Phenian.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat