
Prindërit e deputetit ukrainas, Dmytro Gurin janë mes 350,000 njerëzve të bllokuar në qytetin jugor të Mariupolit, të uritur, pa energji, ngrohje.
“Unë fola me ta dje në mëngjes, për 30 sekonda. Janë gjallë, kjo ka rendësi për momentin”, tha ai.
Lagjja e tyre siç tha deputeti është shkatërruar plotësisht.
“Dje, rusët filluan të qëllonin në blloqe banimi nga tanket. Universiteti im është shkatërruar, shkolla ime është shkatërruar, po ashtu edhe shtëpia e prindërve të mi.”, tha ai.
“Kjo nuk është një luftë, është vrasje masive. Jam pesimist”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake











