Sot, më 2 shtator, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre 4 gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.
Kjo është hera e parë që një kryeministër i beson kabinetin qeveritar një numër rekord grash, disa prej të cilave janë dhe pa background të gjerë politik.
Ai ka zgjedhur që të “lejë në hije”, socialistët e vjetër dhe t’i japi një mundësi “frymës së re” që do të sjellin pikërisht këto gra edhe vajza në politik. Në krye të Ministrisë së Bujëqësië, Rama ka vendosur Frida Krifca, e cila pavarësisht se nuk është një emër shumë i njohur për publikun duket të jetë shumë e denjë për këtë pozicion.
Ajo është një specialiste në këtë fushë dhe ka shërbyer si drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Besimin për Minisrinë e Financave ia dha Delina Ibrahimajt, e cila gjithashtu është një eksperte e fushës dhe në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.
E diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ka kryer Master Shkencor për Menaxhim dhe Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata, Delina duket e është një figurë profesionale e përshtatshme për këtë post të rëndsishëm.
Nga nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Numri 1 në listën e Shkodrës, Edona Bilalin, kryeministri ka vendosur ta pozicionoi në krye të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ajo është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend, dhe mesa duket kjo e ka bërë Ramën t’i japi një detyrë të vështirë.
Vajzën e re, Bora Muzhaqi e cila ka studiuar dhe punuar në Angli, Rama vendoi t’i jepte detyrën e Ministres së Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Një Ministri e Re e cila duket se i ngjason asaj të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Lajmi kryesor:
Qeveria 'Rama 3', shumë konfirmime por edhe emra të rinj, 12 gra e 5 burra! Lindita Nikolla në krye të Kuvendit! Ekipi i ri drejtues i PS, Gjiknuri i 'merr vendin' Ballës si numri 2!
J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21