TIRANE- Të paraburgosurat e burgut “Jordan Misja” kanë ngritur sot kupën për fitoren e tyre ndaj ekipit të grave të “Ali Demit”, në një ndeshje volejbollit të organizuar në kuadër të procesit të rehabilitimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi në ambientet e burgut “Jordan Misja” një aktivitet sportiv në disiplinën e volejbollit. Ky aktivitet vjen në kuadër të nismës së ndërmarrë për përgatitjen e të gjithë personave që mbarojnë dënimin e tyre që të riintegrohen më lehtësisht në shoqëri. Gjithsej 14 gra dhe vajza, që vuajnë dënimin apo janë ende duke pritur përfundimin e procesit të gjykimit për veprat e tyre penale, u përballën në këtë ndeshje simbolike, ku nuk mungoi tifozeria e bashkëvuajtëseve të tyre që ndoqën me interes këtë aktivitet. Të gjitha u bashkuan sot në një takim miqësor sportiv, ndryshe nga çdo aktivitet tjetër i mëparshëm, për të provuar gjithashtu edhe emocione të reja.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të dënuarit shumë shpejt do të kenë dhe mundësinë e punësimit gjatë kohës së kryerjes së dënimit të tyre.
“Ky aktivitet realizohet në kuadër të nismave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë për të ndihmuar në procesin e rehabilitimit të personave të burgosur, por edhe për të lehtësuar sadopak kohën e qëndrimit në këto institucione penale. Të tilla aktivitete me natyrë sportive do të vijojnë, duke nisur nga java tjetër, kur është planifikuar të nisë një kampionat futbolli mes ekipeve të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Është një nismë që ka gjetur shumë interes për personat që vuajnë dënimin dhe që jam i bindur se do t’i motivojë ata në kapërcimin e monotonisë së jetës brenda institucioneve ku vuajnë dënimet. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në këtë proces të vështirë, në mënyrë që nesër të kemi qytetarë më të mirë në shoqërinë tonë", tha kreu i burgjeve Zoto.
Ky aktivitet duket sa ka larguar sadopak stresin nga fytyrat e këtyre femrave të ndaluara për arsye të ndryshme. Gjatë momentit të marrjes së kupës kapitenia e skuadrës nuk harroi të falënderojë për mbështetjen që ju ofrohet nga institucionet në fjalë.
Ndeshja zgjati rreth 45 minuta dhe përfundoi me fitoren e ekipit pritës “Jordan Misja”, ndërsa për fituesit u dha një kupë, gjithashtu për kapitenet e ekipeve u dhanë certifikata vlerësimi për pjesëmarrjen.
Aktiviteti i volejbollit nuk ishte i fundit ai do të pasohet nga shumë aktivitete të tjerë si për shembull ai i kampionatit të futbollit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO