Të pasurit me charter të dedikuar për kurim ndaj COVID-it jashtë vendit! Në 3 muaj 20 persona u larguan nga Rinasi...i 'besojnë' Turqisë dhe Italisë (FOTO)
Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë
TIRANË- Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit...dhe as të pasurit.
Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar!
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë. Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë, me këtë të fundit që është një nga vendet më të prekura nga ky virus. Siç shihet në foton që Report Tv ka siguruar, charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore.
Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë
Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Megjithatë, përveç rasteve, tamponi i të cilëve ka rezultuar pozitiv me COVID, në dy spitalet, COVID/1 dhe COVID/2, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë strategjike me izraelitët e SHEBA-s për kthimin e QSUT në qendër ekselence
24 Janar, 11:37
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Tiranë/ Postieri vritet në makinë! Autorët me Porche të zi, djegin mjetin në Zall Herr! Viktimës iu bë pritë dhe u ekzekutua me silenciator! Bastisen banesat përreth (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
Ju lutem nje nr kontakti per charter e transportit te semurve me covid. Ju lutem nje kontakt.
PërgjigjuNese nuk jeni ne gjendje te mbani distancimin social, atehere vendosni Maskat kunder Kovid-19, nese e zbatoni kete thirje te Presidentit te SHBA . Zoti i rujt Ata qe zbatojne rregullat.....
Përgjigjushyqyr qe kane mundesi te ikin dhe i lene krevatin ketu hallexhiut. Ishalla kane zemren e mire dhe marrin edhe nje fukara andej te sherohet.
PërgjigjuJashte shkojne hajdutet qe e vodhen kete vend 30 vjet.dhe jane pergjegjesit kryesore te shkaterimit total te sistemit shendetesor...Me parate e vjedhura te taksapaguesve shqiptare vrapojne te shpetojne prapanicen e tyre
Përgjigjupo pse jeni kaq shpirt zi dhe mallkoni njerez kot ... kush jua ka fajin qe ato mund jen biznesmen me djers dhe mund dhe me mundesit qe kan mjekohen jasht... pse duhet ti fusni gjith ne list me vilmen dhe deputet sikur jua ka fajin njeri qe i votoni kur ato kan nevoj .... shume mir bej. qe iki. kush ka munci shpetoj veten e vet ....dhe votoni prap kte politik ... respekte
PërgjigjuPO kush e ka fajin sipas teje, Populli!? Apo keshtu thore partia hidhja fajin njerezve!
Kjo është katastrofa që e ka kapluar këtë popull! Idiotat e passar me pasuri t vjedhur...
PërgjigjuVdekshin e mos u kthefshin me halet
Përgjigjuvdekshin komunistet, dwmbelet, ata si puna jote qe mendojne se njerezit jane dele
Sa mllef ke do jesh cop cop ema
Emen do da bojm sekretare partie
Shtet leshi, nuk ka mjetet e nevojshme per kurim. Jashte ikin gjithe hajdutet.
PërgjigjuKjo eshte pasoje e debilellekut qe na kap si shoqeri.. Jashte Shqiperise ka me shume vdekje nga virusi, cfare "mjekimi te specializuar" do marrin keta?
PërgjigjuAshtu eshte o budalla, por edhe atje jasht vdesin ata qe skane lek. Ke degjuar ti te ket vdek ndonje i pasur nga covid19?
Le te flasim drejt. Jashte shtetit spitalet ofrojne kushte shume me te mira dhe pa harruar qe 2 spitalet kovid tek ne jane me kapacitet maksimal. Shto ketu qe jashte nuk ka mbingarkese neper spitale. Nese i besojme shifrave ka me te vertete me shume vdekje por mos te harrojme qe mosha mesatare e atyre qe vdesin ne Itali eshte 20 vite me e larte sesa ajo ne Shqiperi.
Bravo ju qofte
Përgjigju