Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Dita e sotme ka shënuar një numër rekord të të infektuarish me covid-19, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Qyteti më i prekur dhe që ka numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 mbetet Tirana.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima në të dy spitalet COVID, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Me gjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për qytetarët të "shmangin grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj. Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm. Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndetësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjienën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij".

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale                43764
Raste pozitive                5889
Raste të shëruara          3123
Raste Aktive                  2589
Humbje jete                   182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          1451
Durrës          302
Shkodër       230
Fier              103
Vlorë             94
Lezhë           86
Korçë           82
Kukës           80
Elbasan        55
Berat            43
Dibër             32
Gjirokastër    26

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • atharva: 05/08/2020 22:05

    QEVERIA urgjentisht polici dhe ushtri dhe MASKA me detyrim neper rruge, , eshte e tmerrshme ti shohesh te gjithe tufa tufa ne ate idiotesine e tyre vrastrare pa maska , lokalet plot paradite dhe pasdite asnje distancim social, Ekspertet (jo PIPERO)duhet te parashikojne permes ketij trendi se kur do te jete piku dhe cfare na pret, nuk ka pse te biem viktime e injorances kolektive qe duket se po perfshine edhe qeverine , POLICI dhe USHTRI per gjoba te egra dhe MASKA NE Cdo moment te jetes se perditshme , jeta nuk ka per te qene me njelloj si me pare , MASKAT kudo

    Përgjigju
  • Ladi: 05/08/2020 21:31

    Qeveria menjeher duhet te mbylli kufirin me Kosoven dhe Maqedonine.Po mbushet vendi me te semur per interesa te dikujt

    Përgjigju
  • Ori: 05/08/2020 17:57

    Duhen mbyll gjitha aktivitetet pasi gjendja eshte kritike,me keq se kur nxori ushtrin ne rruge. Vini maskat e ruani veten sa nuk esht vone.Uroj mos te hapen tendera urgjente e te vidhen fondet e cdo gje te behet me qellim

    Përgjigju
  • Hapu dhè: 05/08/2020 17:12

    Ka mundesi qe mos te jepni tituj te tille sikur eshte fundi i botes se i çoroditet njerezit.

    Përgjigju
  • Ilir: 05/08/2020 16:41

    Ku ishin keta mjek deri tani? Perse nuk u rekrutuan qe kur u kthyen nga Italia. Ne Itali kne marre eksperiencen e duhur dhe duhej tja percillnin kolegeve ketu. A dine ti perdorin pajisjet e intubimit ketu?! A dine ti pastrojne sic duhet para se ta kalojne pajisjen nga njeri pacient tek tjetri? Neper spitale njerezit ankohen qe nuk kane asnje sherbim nga stafi mjeksor, infermjeret nuk ju afrohen nga frika, te shtruarit lihen ne meshire te fatit! Nese keto “komente” nga te shtruar ne spital jane te verteta....shteti duhet te hetoje cfare po ndodh.

    Përgjigju
    • A. N.: 05/08/2020 17:12

      A nuk jemi po ai spital qe duhet te paguaje infermieren per cdo sherbim apo te blije carcafet perjashta spitalit?

    • Eliana: 05/08/2020 17:11

      Nuk e kuptoj titullin qe vene gazetaret,rekord infektimesh. Nuk eshte ndonje arritje gezimi ,se kuptoj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja