Të pathënat e Tiranës/ Pse baza është e pakënaqur me zyrtarët në PD dhe pse nuk po pranon as të rinjtë

Të pathënat e Tiranës/ Pse baza është e pakënaqur me zyrtarët në PD dhe pse nuk po pranon as të rinjtë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, lista e kandidatëve që iu ofrua demokratëve të Tiranës për votim, nuk ishte aspak surprizë, në kuptimin e mirë të fjalës. Sepse aty, përpos një liste kompromisi për Teatrin dhe bashkitë e lëna, renditja nuk të ofronte ndonjë risi. Në të, kishte emra kandidatësh të përfshirë njësoj si në 2017-n (që sollën rezultat të ulët për Tiranën) zhvendosje të disa të tjerëve, që nuk po pranoheshin nga degët në rrethe, si dhe përfshirje të do emrave të rinj, pa asnjë domethënie të spikatur…

Dikush do thotë, se lista, në fund të fundit, ishte një filtrim i emrave të propozuara nga vetë baza, sa kohë që kjo është faza e dytë e votimit.

Por nuk është hakshe ashtu. Ose së paku kështu vërtetoi numërimi i kandidatëve që nga PD-ja u trumbetua si “fitore” e madhe sa kohë që lista kishte kaluar me 140  kandidatët “e çuar” në terren dhe ishte skualifikuar vetëm një emër kandidati Andrin Tahiri, me profesion doktor.

Lista kaloi, por ajo që përbën interes për shumëkënd është se sa mbështetje kanë realisht kandidatët në bazë. Më saktë, sa prej tyre janë kontestuar. Sepse sipas një rregulli të aplikuar për herë të parë në PD, kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të partisë në atë degë, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve, që u shtyhet miratimi. Pra, kësaj here demokratët kanë votuar për emrin që nuk duan në listë.

Në Tiranë askush nuk e kaloi pragun e 20 përqindëshit votë kontestuese, favorizuar diku edhe nga numri i anëtarësisë në degë. Por provimi nuk ishte i lehtë, nëse do t’u referohemi të dhënave që Gazeta “Si” disponoi fill pas procesit të numërimit…

Arsyet

Së pari; demokratët e Tiranës tregojnë se nuk harrojnë. Pra politika ndryshon me gjithë ngjyrat e saj bëhet edhe më pragmatiste, madje edhe justifikohet për këtë por ku vjen puna tek baza gjithçka është tjetër. Përshembull Enno Bozdo një politikan prej vitesh i së djathtës, ish-sekretar në PD dhe anëtar i kryesisë ka marrë votë kontestuese në degën numër 1. Për arsyen me të madhe se në atë degë, Bozdo shumë vite më parë ka kërkuar votën për PDr, ish partinë e drejtuar nga Genc Pollo.

Dhe për demokratët e thekur, ata stoikët ndër vite që nuk janë të paktë nëpër degë, ky fakt edhe u kalon nëpër mendje.

Së dyti; Pakënaqësia në bazë për disa prej figurave aktive në Partinë Demokratike, me arsyen e thjeshtë se aktivizimi i tyre për çështjet dhe politikat e partisë nuk përkthehet edhe në një punë më të madhe me strukturat. U vu re, përshembull, fenomeni i votës kontestuese ndaj Jorida Tabakut, figurë qendrore në PD për çështjet ekonomike, aktive dhe publikisht një politikane e paqtë. Por vota kontestuese ndaj saj, e dyta (70 kundër)  për nga renditja, pas Eni Kasmit (166 vota kundër) në degën numër 8, aty ku është bash baza e të djathtës në Tiranë tregon se Tabaku ndofta duhet të rishikojë impenjimin e saj me strukturat. Votë kontestuese ka pasur edhe për Genc Pollon apo Ivi Kason, krahasuar me kandidatë të tjerë me të cilët garuan në degë të caktuara.

Së treti; Lëvizja e zyrtarëve demokratë nga një degë në tjetrën. Votë surprizë nga elektorati i djathtë ka pasur për Oriola Pampurin e përfshirë direkt nga Lulzim Basha katër vjet me parë në listën e kandidatëve për Tiranën. Për arsye që nuk dihen publikisht, Oriola Pampurin, Basha e zhvendos nga dega 10 (ku ka qenë), në degën 11.

Pampuri aty merr 205 vota kontestuese e vetmja kandidate që riskoi deri diku për të kaluar në listën kontestuese. Zhvendosje dege ka pasur edhe për Gent Strazimirin që Basha e kaloi kësaj here tek dega numër 4, që u reflektua edhe në do vota kundër tij, (por jo në masë).   

Së katërti; Disa kandidatë punuan fort me strukturat. Përshembull, surprizë është parë emri i ish-Drejtorit të Policisë, Erzen Breçani. Ai rezulton më pak i kontestuari në degën numër 4 dhe llogaritjet në PD e lidhin me një arsye të thjeshtë; punë në terren me strukturat.

Së pesti; Demokratët e Tiranës po kërkojnë gjithnjë e më shumë figura jo konfliktuale dhe të pranueshme për shijet e tyre politike.

E vërtetoi këtë gjë votimi në degën numër 8 ku analisti Tomor Alizoti nuk ka marrë asnjë votë kundër. Ashtu siç nuk ka marrë votë kundër as ish-ministri në qeverinë Berisha, Florion Mima, në degën numër 2 të Tiranës.

Së gjashti; Njerëzit janë të lodhur me figura konsumuese por kjo nuk do të thotë se përqafojnë qorrazi edhe emrat e rinj.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu mori 270 vota kontestuese në Kamëz. Mziu ishte larg kufirit për t’u skualifikuar por votat kontestuese e tregojnë një trend ndaj tij. Edhe pse vetë ai publikisht u rrek të shprehej se votimi aty ishte një fitore e madhe.

“Nuk gjejë dot fjali më shprehëse sesa: Mirënjohje për çdo anëtar të Partisë Demokratike në Degën Kamëz! Ju përsëri dëshmuat se mbeteni simbol i lirisë, i garës së hapur dhe konkurrencës. Konfirmimi i gjithë kandidatëve si përfaqësues politik të forcës tonë është tregues i unitetit, pjekurisë, energjisë dhe fuqisë që ka kjo degë, ikonë e fitoreve, krenari e demokratëve. Sigurisht që vota e sotme është edhe një mundësi reflektimi se çfarë mund dhe duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen e afërt”, shkruan Mziu në faqen e tij Facebook.

Ashtu siç u kalamend në fitore edhe ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila, që u katapultua në Kavajë si emër i njohur nga bota e sportit. “Sot u votua për listën e  kandidatëve për deputetë në degën e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetëm për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë, por për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetëm të bashkuar do ta fitojmë betejën e 25 prillit!”, shkruan Lila në faqen e tij Facebook. Andi Lila është kryetar i Sindikatës së Futbollistëve dhe sa duket po i pëlqen të angazhohet edhe në politikë kjo edhe falë njohjeve që ai ka me do zyrtar veçanërisht me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi me të cilin ka publikuar disa herë edhe foto.

Por lidhjet e shkurtra nuk pinë ujë në bazë. Dhe këtë duhet ta kuptojë edhe vetë Lila, qysh me votimin e parë për emrin e tij. Burime nga Gazeta “Si” thonë se ai ka marrë 206 vota kontestuese në Kavajë, një numër që nuk e rrezikoi atë për të kaluar në listën fituese, por për një riosh në politikë kjo nuk është shenjë e mirë dhe as për t’u vetkënaqur.

Dhe se fundmi, kauzat që nuk i shkojnë për shtat të djathtës nuk ecin as në elektorat.

Ka pasur votim interesant për dy kandidatë pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Taulanda Jupi mësohet se ka pasur votë kontestuese në degën numër 7 edhe pse aktive prej kohësh në strukturat e kësaj dege dhe anëtare e Këshillit Kombëtar. Kauza e ngritur prej saj dhe nga disa syresh për mbrojtjen e Teatrit nuk është kthyer në mbështetje për të nga strukturat. Por mund të thuhet e kundërta për Robert Budinën. I pa angazhuar në struktura, Budina është kontestuar vetëm me 20 vota në degën numër 9 të Tiranës. Ndoshta edhe për një arsye tjetër: Se votat “inatçore” më të mëdha në këtë degë i ka marrë një njeri “i tyre në PD”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani me 94 vota kundër…

Pra, vota për Tiranën është një votë komplekse si vetë elektorati i kryeqytetit, ku pritshmëritë e PD-së janë të mëdha. Por po aq të tilla duhet të jenë edhe emrat. Sepse baza e çoi mesazhin e parë./Gazeta Si

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 12/10/2020 08:39

    Koha e Flamur geringeve, kleviskrricerve, enkeledalibajgave , lefterhunderrave, kejdidhembcakalleve, norabythderreve, gentstrazimireve , ka mbaruar. Keto monstra populli do ti nxjerre me shqelma me voten plebishitare ne 2021 , nga listat e deputeteve se populli eshte lodhur, merzitur, strapacuar me imazhin neverites te tyre gjate ketyre viteve dhe do nje parlament me njerez normale dhe jo me Nafije dybekun e leshitlikes me cizme ne dore para 140 deputeteve. Do tja nxjerrim per hundesh cizmen Nafijedybekut duke e lene perjete ne opoziten rrugeore duke u zhgerryer rrugeve te Tiranes.Gjigandi Edi Rama i sigurte drejt mandatit te tij te trete.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/10/2020 18:14

    Tiranen ka me shndrit Flamur Noka potencial per kryminister tan tjeret jane zhulsa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë