Autoritetet shtetërore të vendeve të ndryshme të botës raportojnë se të pavaksinuarit kanë një rrezik disafish më të madh hospitalizimi e vdekje nga Covid-19, krahasuar me të vaksinuarit. Në Shqipëri, autoritetet dhe reporterët pranë spitaleve njoftojnë se 90% e të shtruarve me Covid-19 janë të pavaksinuar.
Në SHBA, ka një korelacion të fortë statistikor mes numrit të të pavaksinuarve dhe numrit të votuesve të Trump-it. Sa më e lartë përqindja e votuesve të Trump-it në një konte/shtet, aq më e ulët përqindja e të vaksinuarve ndaj Covid-19. Vetë Trump-i pranoi publikisht në një emision televiziv se ka bërë edhe dozën e tretë të vaksinës (edhe pse e ka kaluar Covid-19). Sidoqoftë,Trumpistët mbeten kundërshtarë/mosbesues të vendosur të vaksinës– 65% e tyre sipas sondazhit më të fundit të Gallup.
Në Shqipëri, Berisha ka deklaruar publikisht se është vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Sidoqoftë, Berishistët kanë përqindjen më të lartë të mosvaksinimit – 57% e tyre sipas një sondazhi rigoroz që mbikqyra në terren me intervista të drejtpërdrejta.

Komente


Sepse gjithe idjotat i shkojne prapa Trump dhe Berishes, keshtu qe vetem ata mund te besojne teorite konspirative se vaksina ben me shume dem se kovidi. Me vjen keq vetem qe i rendojne sistemit shendetesor se me trute qe kane nuk meritojne asnje sherbim
PërgjigjuKe qe ne 1990 qe i lepihesh socialisteve si servil pa karakter qe je, tani na u bere edhe mjek epidemiolog per hir te propagandes se diktatures. Me pak fjale, mjere shpija qe te mban.
Përgjigju