DURRËS- Dy pallate, një hotel dhe bar- kafe në qytetin e Durrësit janë vënë në sekuestro preventive pasi ka dyshime që janë përfituar me paratë e krimit. Report Tv mëson se kjo pasuri e cila kap vlerën e 2 mln eurove është një pronësi të 51-vjeçarit Pëllumb Tuda, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë i dënuar për “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate  dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës. 

"Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro të pasurive”, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate  dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut. ", njofton policia.

Kush është Pëllumb Tuda?
Report Tv ka mësuar se pasuria në vlerë 2 mln euro i përket Pëllumb Tudës. 51-vjeçari është një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare. I arrestuar disa herë për plagosje me armë, Tuda ka ditur t'i "shpëtojë" drejtësisë. Tuda është denoncuar para 5 viteve nga banakjerja në lokalin diskon në pronësi të tij sepse ka dashur që ta prostituonte, dhe kur vajza e kishte refuzuar e kishte rrahur barbarisht.  Ajo Mësohet se vajza me iniciale M.P., ka shkuar në policinë e Durrësit djeshme me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj, se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ta shfrytëzonte për prostitutë me klientë të lokalit. “Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, ka denoncuar vajza në polici.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:07
Durrës/ Kush është 51-vjeçari që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri? 5 vite më parë rrahu barbarisht punonjësen e tij se donte ta prostituonte

Report tv ka mësuar se pasuria në vlerë 2 mln euro i përket Pëllumb Tudës. 51-vjeçari është një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. I arrestuar disa herë për plagosje me armë, Tuda ka ditur t'i "shpëtojë" drejtësisë. Tuda është denoncuar para 5 viteve nga banakjerja në lokalin diskon në pronësi të tij sepse ka dashur që ta prostituonte, dhe kur vajza e kishte refuzuar e kishte rrahur barbarisht.  Ajo Mësohet se vajza me iniciale M.P., ka shkuar në policinë e Durrësit djeshme me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj, se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ta shfrytëzonte për prostitutë me klientë të lokalit. “Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, ka denoncuar vajza në polici.

Ekstrakti i regjistrimit në QKB të biznesit të Pëllumb Tudës