Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korçë, drejtohej nga ish-kryeplaku i fshatit Podgorie dhe i biri! 10 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korçë, drejtohej nga ish-kryeplaku i fshatit Podgorie dhe i biri! 10 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Orlind Pilinci, Arben Pilinci dhe Erald Mucelli.

10 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim është rezultati i operacionit policor të koduar “Finish” në Korçë, që u finalizua pas një viti hetimesh.

Ditën e sotme u arrestuan katër persona, mes të cilëve edhe ish-kryeplaku i fshatit Podgorie dhe i biri, Arben Pilinçi dhe Orlind Pilinçi, të dy subjekte të OFL, që dyshohet se ishin drejtues të grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu në pranga sot kanë rënë edhe Eraldo Muçelli dhe Kundret Hasanbasha, ndërsa janë shpallur në kërkim Todor Beba dhe Shkëlqim Goga.

Ndërkohë, më 4 qershor të vitit të kaluar policia arrestoi 5 persona pjesë e këtij grupi kriminal, përkatësisht Ildi Dushku, Ylli Spaho, Gëzim Greku, Redion Marra dhe Eltjon Mersala  që bashkëpunonin me personat e arrestuar sot, në kultivimin dhe shpërndarjen e drogës.

Ata ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie