Kush janë të 'fortët' e Pogradecit dhe Korçës që OFL u kërkon llogari për pasurinë...Nga lokalet te kompanitë, tavernat e makinat 'Hummer'

Kush janë të 'fortët' e Pogradecit dhe Korçës që OFL u kërkon llogari për pasurinë...Nga lokalet te kompanitë, tavernat e makinat 'Hummer'

Erion Llapushi dhe Arben Pilinçi

Operacioni “Forca e Ligjit”, ka kërkuar që katër persona nga Pogradeci dhe Korça të justifikojnë pasurinë, pasi rezultojnë individë me të kaluar kriminale, kryesisht të natyrës si gjobëvënie, vrasje dhe tregtim droge.

 Erion Llapushi, Arben Pilinçi, Theodhor Dhamo dhe Vangjel Zguri, janë në skaner të OFL dhe prokurorisë së Posaçme. Në një raport që OFL-ja ka dërguar në prokurori rezulton Arben Pilinçi nga qyteti i Pogradecit. Ndërkohë 46-vjeçari Pilinçi ka qenë dhe kryeplak në fshatin Podgorie të Pogradecit. Në pronësi të Pilinçit janë identifikuar dy automjete luksoze një “Hamer” dhe një tjetër Benz-Mercedes.

Gjithashtu në emër të familjarëve të Arben Piliçit, rezultojnë pasuri të paluajtshme. Ky lokal sipas OFL-së është hapur në datën 31 gusht 2015 dhe ndodhet shumë pranë Gjimnazit, në fshatin Podgorie. Arben Pilinçi, është arrestuar disa herë dhe dënuar për trafik droge dhe mbajtje pa lejë të armëve. Disa nga automjetet e tij luksoze shpesh herë ai i ka reklamuar dhe në rrjetin social “Facebook”.

Emri tjetër është Erion Llapushi, i cili nuk rezulton me pasuri në emër të tij, por verifikime po shtrihet deri tek rrethi shoqëror dhe familjar i tij. Rezulton se Erjon Llapushi dhe Saimir Fraholli, janë dy të rinj nga Pogradeci që hynë në mënyrë të dhunshme aksionerë me 17 për qind në një kompani private që ka si objekt të sajin, veprimtarinë në fushën e transportit rrugor. Të dy të rinjtë janë dënuar për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”-kryer në bashkëpunim.

Erjon Llapushi, ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Gjithashtu një emër tjetër është Theodhor Dhamo, personazh ky i skeduar dhe dënuar nga gjykata e Korçës për veprën penale të tregtisë së drogës. Sipas burimeve të policisë Theodhori njihet ndryshe dhe me emrin Todorjan Dhamo, dhe rezulton pronar në disa biznese, automjete dhe pasuri të paluajtshme në Korçë dhe Tiranë. Duke ju referuar këtyre burimeve thuhet se në emër të Theodhor Dhamos, është një kompani me qendër në fshatin Bulgarec të Korçës. Kompania rezulton e themeluar në dhjetor 2014 dhe ka si objekt të saj sipërmarrje komunikimesh elektronike dhe postare në të cilat përfshihet ofrim i shërbimeve të telekomunikacionit në zona rurale dhe urbane, ndërtim rrjetesh, shërbim interneti etj”. Rezulton se në këtë kompani Dhamo, ka 100 për qind të aksioneve. Ndërkohë emri i tij konstatohet edhe në një kompani të ngjashme. Bëhet fjalë për kompaninë e ndodhur në fshatin Mollaj të Korçës. Në këtë kompani Theodhor Dhamo rezulton me 50 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e zotërojnë dy persona të tjerë me mbiemrin Bica. Gjithashtu një tjetër pasuri e rregjistruar në emër të Theodhor Dhamos, është një tavernë e quajtur “Saçi” që ndodhet në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Veç këtyre pronave janë evidentuar dhe pasuri të tjera të paluajtshme si apartament. Ndërkohë emri tjetër në Korçë që OFL i kërkon të vetëdeklarojë pasurinë është Vangjel Zguri. Ky i fundit i dënuar për tregti droge.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 18/05/2020 14:28

    Shum i drejt sepse me mir te ishin cu ne protest se aty ka ken kishe e jo teater

    Përgjigju
  • Azgani: 18/05/2020 06:51

    Minj

    Përgjigju
  • Toni: 17/05/2020 18:32

    Bravo kakami

    Përgjigju
  • veshi: 16/05/2020 12:44

    ore nji pyetje kisha une.ky llapushi e mori si mbiemer kur pa qe i kishte keshtu veshet apo prinderit kishin kete mbiemer dhe ky beri veshet per tju pershtatur mbiemrit?

    Përgjigju
    • Pogradeci: 17/05/2020 22:30

      Ti zoteri e njeh kete apo ke qef kur shkruan... eshte e bukur kur mbiemri petshtatet me tiparet e tua e jo te pershtatet me kenaqesi e te tjereve

  • Kafsha: 15/05/2020 20:31

    Ngrihu Enver te pastroshe minjte!

    Përgjigju
  • Kakami: 15/05/2020 19:01

    I pari ne liste nga Korcaret eshte Peleshi,pastaj eshte zevendesuesi i tij ne Bashkine e Korces dhe me i pasuri nga kryebashkiaket ne Shqiperi Filo e te tjere e te tjere dhe duket se kjo OFL punon per ta??

    Përgjigju
  • Loti: 15/05/2020 18:27

    I lumte policise, le ta kuptojne kta tipat qe I vetmi krim I organizuar qe lejohet ne shtetin tone jane partite politike dhe te vetmit gangster qe s japin pergjegjesi per cfare kan vedhur ata dhe soji I vet kto 30 vjet jane politikanet tan te nderuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë