Të përndjekurit, ja 6 kategoritë që 
fitojnë nga fondi i dëmshpërblimeve

Të përndjekurit, ja 6 kategoritë që <br />fitojnë nga fondi i dëmshpërblimeve
TIRANE- Qeveria ka paraqitur në parlament projektligjin mbi ndryshimin e skemës së dëmshpërblimit të të dënuarve politik. Të dënuarit politik mbi 75 vjeç, ata që kanë fëmijë të mitur, apo ata që kanë fëmijë në gjendje jo të mirë shëndetësore do të përfitojnë ndryshim nga këstet e dëmshpërblimit duke iu dhënë prioritet.

Ndërkohë që ish të dënuarit politik që nuk janë përfshirë në këto kritere do të vijojnë me skemën e mbetur. Sipas vendimit nga shuma që qeveria do të parashikojë në çdo vit në buxhet, 70 për qind do të kalojë për t’iu dhënë paratë 6 kategorive. Ndërsa pjesa tjetër e shumës do të kalojë për të dënuarit e tjerë që nuk janë në tabelën e kategorive. Vetëm pasi të përfundojë dëmshpërblimi për 2754 të dënuarit e vendosur në skemën prioritare, shuma e buxhetit do të kalojë e plotë për dëmshpërblimin e rreth 9 mijë ish-të burgosurit politik. Vetëm për këtë vit qeveria ka parashikuar një fond prej 13 milion eurosh.

te perndjekurit

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)