TIRANE - Një grup i vogël të përndjekurish politik, ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar, e ka nisur që sot grevën e urisë që fillimisht ishte programuar për më 25 shtator. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com nga njëri prej tyre. “Jemi gjashtë persona. Kemi ngritur një çadër në një ambient publik te Komuna e Parisit dhe jemi bashkë me grupin që gjuajti Kryeministrin me miell. Nesër presim që të vijnë edhe të tjerë”, tha ai.
Deri në momentin që Shqiptarja.com kontaktoi me ta, në vendin ku po zhvillohet greva nuk kishte efektivë të policisë. I njëjti dëshmitar shpjegoi se grupi i tyre vendosi të nisë që sot grevën pasi nuk ishte dakort që të pritej deri të martën për të zhvilluar një grevë simbolike dy ditore, “siç na tha Skënder Tufa sot”, kryetar i shoqatës së të përndjekurve.
Sot ish-të burgosurit politik shqiptarë paralajmëruan se të martën (25 shtator) do të hyjnë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të premtimeve nga ana e qeverisë, për këtë shtresë të shoqërisë. Shoqata e të burgosurve politikë, me seli pranë godinës së Parlamentit, shprehu shqetësimin se trajtimi që kanë pasur gjatë këtyre viteve kjo shtresë e shoqërisë është më keq se ai që kanë pasur gjatë diktaturës.
“Të detyruar nga gjendja në të cilën ndodhemi iu drejtuam qeverisë me një deklaratë peticion dhe si përgjigjem kishim heshtjen. Ne të burgosurit politikë sjelljes arrogante e indiferente i përgjigjemi në mënyrë demokratike. Në 25 shtator tek Shoqata e të burgosurve nis greva e urisë”- deklaroi sot në një prononcim për median kryetari i shoqatës së të përndjekurve Skënder Tufa.
Një nga premtimet me të cilën kryeministri Berisha mori qeverinë ishte dhe kompensimi i të përndjekurve. Por kjo shtresë ndjehet e zhgënjyer nga trajtimi i saj.
Por mesa duket edhe mes vetë të përndjekurve ka mendime të ndryshme mbi shkallën e protestës dhe një grup ka vendosur autonomisht që ta nisë atë që sonte.
“Partia në pushtet ka abuzuar me të burgosurit politik duke përfituar financiarisht e politikisht. Ajo keqpërdori plagët tona dhe më pas i përdhosi dhe i keqtrajtoi dhunshëm fakt që dëshmon se qeveritarët e sotëm janë zbatuesit e vendimeve të Katovicës ose hija më e keqe e diktaturës komuniste. “
Sipas kësaj shoqete nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave që mban datën 14. 5 2011, sfumon ligjin e Parlamentit, dhe dëmshpërblimi i tyre është shtyrë për një afat të pacaktuar.
"Ligjet e dala nga Parlamenti në kundërshtim flagrant me Kushtetutën janë tjetërsuar nga VKM-të e qeverisë si rezultat nuk është zbatuar ligji nr 9381 neni 32 sespse V.K.M 419 neni 4 sfumon dhe çon dëmshpërblimin në afat të paracaktuar duke mos llogaritur humbjet e ndryshme nga inflacioni apo % e bankës."
Greva e urisë është caktuar të zhvillohet në godinën e të Burgosurve politikë e vendosur para godinës së parlamentit.
“Do të jetë një numër i kufizuar. Nuk do të jetë për shoë por për t’i kujtuar qeverisë gjendjen aktuale ku ndodhen, dhe trajtimin që kanë pasur prej 21 vjetësh dhe që është më keq se ai para 21 vitesh” - deklaroi Tufa.
NESE S'KENI PARA, AKSIONERE NE ENERGJETIKE
Greva e urisë u paralajmërua dhe më 13 shator kur të përndjekurit ndërmorën një aksion duke qëlluar me qese me miell kryeministrin Berisha në shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesave. Në një bisedë në studio të Tv A1 Report, po këtë ditë Tufa sqaroi dhe kërkesat e ish të përndjekurve.
“Në vitin 1997 ka kaluar një ligj që për tetë vjet duhet të marrin çdo vit nga një këst. Në 14.4.2011 del vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili e sfumon ligjin e Parlamentit, i cili thoshte që t'u jepen lekët të përndjekurve pa një afat kohor. Pra hiqet afati 8 vjeçar, dhe i jep të drejtë t'i japë dëmshpërblimin njëherë në 5 vjet, a kur të dojë. Ka të burgosur që s'kanë marrë asnjë lekë, kemi bërë edhe peticione por s'janë marrë parasysh. Qeveria para ca kohësh nxori një ligj që do ta përfitojnë dëmshpërblimin ata të burgosur që janë me kancer, dhe këta me kancer duhet të kalojnë në dorën e 15 mjekëve. Kjo është tallje.” Ai deklaroi se deri tani kishte marrë vetëm një këst, 7. 5 milionë lekë të vjetra. Që nga 2007 inflacioni ka vajtur 30%, dhe s'ka një klauzolë për këtë. Dhe kjo është një vjedhje.”-pat deklaruar Tufa. Të përndjekurit i propozojnë kryeministrit se nëse nuk ka para për zhdëmtimin t'i bëjë ato aksionerë në energjitikë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Javen e kaluar qëlluan me miell kryeministrin