Të përndjekurit padi: Po
na hiqni dëmshpërblimin!

Të përndjekurit padi: Po<br />na hiqni dëmshpërblimin!
TIRANE- Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Shqipërisë dhe të Shoqatës së trashëgimtarëve të të pushkatuarve politikë të Shqipërisë për të shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën shkronjën "d" të nenit 4 të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", ndryshuar me nenin 3 të ligjit nr.10111, datë 02.04.2009 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist"

Shoqatat pretendojnë se ligji, cenon parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe të sigurisë juridike, duke përjashtuar pa të drejtë nga përfitimi i dëmshpërblimit familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, një pjesë të madhe të të internuarve dhe të dëbuarve, për shkak të kërkesave të ligjit për të vërtetuar statusin me dokument të krijuar si burim arkivor para datës 01.11.1991 kur dihet që ky burim mungon.

Sipas shoqatave do të privohen edhe një pjesë e familjarëve të viktimave të ekzekutuara apo pushkatuara me vendime penale të gjykatave, pasi ligji ka ngushtuar rrethin e trashëg¬imtarëve ligjorë të tyre. Sipas ligjit personat që kanë vuajtur internimin në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954 përfitojnë dëmshpërblim 1000 lekë në ditë, ndërsa për personat e internuar ose të dëbuar pas vitit 1954 parashikohet një skemë pensioni që do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS