TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, deklaroi se nuk mund të paguhet dikush që nuk ka bërë asnjë ditë burg me tre këste, ndërsa të tjerët nuk kanë marrë as këstin e parë. Madje kanë privatizuar gati gjithë goditën e ish-të përndjekurve politikë e tashmë qahen. “Thelbi është që ne po i paguajmë, por s’mund t’i japim kujt këst të tretë, pa u paguar të gjithëve këstin e parë. E s’i paguajmë këst dikujt që ka qenë në burg për vjedhje dhe jo për politikë, ose dikujt që s’ka bërë asnjë ditë burg si ai i Fatmir Hoxhës, organizatorit të grevës që ka pronë gjithë katin e parë të dyqaneve poshtë institutit të të përndjekurve politikë.
Pra thelbi është: Kush janë realisht zëdhënësit e kësaj shtrese? Ata që bëjnë më shumë zhurmë apo kush ka një shoqatë reale”, është shprehur ministri Veliaj. Duke e cilësuar si fyes amendimin e propozuar nga deputeti i PD-së, Kastriot Islami, për ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, Veliaj bëri publike dhe përpjekjet që Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ajo e Financave, po bëjnë për të dëmshpërblyer këtë shtresë të shoqërisë e cila vuajti në burgjet e komunizmit.
Akuza Berishës e Islamit
Ministri Veliaj nuk ka munguar të sulmojë Berishën dhe Islamin si dy ish-komunistë që s’kanë të drejtë morale të bëjnë amendime për ligjin e ish-të përndjekurve politikë. “Pasi i torturuat për 45 vjet, pastaj i tallët për 25 vjet, edhe sot një sekretar të Partisë së Punës gjetët ta caktonit si avokat për ish të përndjekurit? Kjo fyen inteligjencën e çdo njeriu normal, është një tallje për të përndjekurit e as nuk e nderon opozitën. Është fyerje për ish të përndjekurit që amendamenti në fjalë të mbajë firmën e Sali Berishës dhe Kastriot Islamit.
Të fyesh ish të përndjekurit dhe t’u thuash se interesat e tyre do t’i mbrojë një sekretar i Partisë së Punës, është shaka shumë e hidhur. Është fyerje e inteligjencës, jo vetëm e atyre që kanë vuajtur nëpër burgje, por edhe e inteligjencës së një fëmije, t’i thuash se këta dy personazhe janë avokatët e PD-së për ish të përndjekurit”, tha ai. Ai nënvizoi se me shumë keqardhje përsërit atë që mendojnë ish të përndjekurit për PD-në dhe qeverisjen e saj 8 vjeçare. “Të gjithë patën mundësinë të shikonin se si degjeneroi, para pak orësh, greva e drejtë e ankesës tetë vjeçare.
Në fakt, i takoi Mesilës, por s’ishte faji i saj sepse as kishte qenë ministre, as kishte bërë premtime e as kishte hartuar buxhetin. Por, ngaqë burrat që e kanë propozuar këtë amendament nuk e kishin këtë kurajo, u desh që të përballej dikush tjetër me zemëratën e ish të përndjekurve, të cilët kanë pritur nga PD-ja një sjellje korrekte dhe jo recitime në Parlament”, tha Veliaj.
Politizimi
Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë nuk ka munguar të akuzojë dhe ata të cilët duke mos qenë asnjë ditë në burg marrin përsipër të organizojnë grevë kundër qeverisë, pavarësisht se kanë marrë disa këste si ish të përndjekur, madje dhe kanë privatizuar godinën e kësaj shtresë të persekutuar në kohën e komunizmit. “Të bësh grevë, ku veç atyre që me të drejtë merrnin pjesë, ishte edhe organizatori që nuk ka bërë asnjë ditë burg. Në fakt, ai është pronari që ju, me të padrejtë, i keni dhënë një pjesë të zyrave tek Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë. Madje, i keni dhënë edhe tre dyqane tek po e njëjta rrugë, nën atë ndërtesë, i cili u diskretitua nga ish të përndjekurit e vërtetë”, ka deklaruar Veliaj. I cili njëherësh ka kërkuar që të mos politizohet greva e ish-të përndjekurve.
“Një nga arsyet pse nuk ka një protestë origjinale, është se ju mundoheni t’i politizoni, t’i përçani dhe t’i përdorni sa herë që Kastriot Islami dhe Sali Berisha kanë qenë në pushtet, apo tani në opozitë”, tha Veliaj. Që s’ka munguar që në fund të bënte dhe një krahasim midis grupeve të punës, që po merren me dëmshpërblimin e të përndjekurve. “Grupin tonë të punës e drejton znj.Gentjana Sula, një ish e përndjekur me status; në grupin tonë të punës gjendet edhe Silva Radovani, një grua shumë dinjitoze nga Shkodra, po ashtu ish e përndjekur me status; në grupin tonë është edhe Bedri Blloshmi, që drejton Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, vëllai i Vilson Blloshmit, të cilin ju vetëm e qani, por asnjëherë nuk keni ditur ta nderoni; në grupin tonë bën pjesë edhe Eduart Ypi, nga Ministria e Financave, gjithashtu ish i përndjekur.
Kurse, në grupin tuaj, Saliu dhe Kaçi. E kuptoni diferencën!?”, tha Veliaj,duke paralajmëruar se gjithçka do të bëhet më mirë nën qeverisjen e PS-së, si dhe duke akuzuar qeverisjen e djathtë të drejtuar nga Berisha se ishte tallur rëndë me ish të përndjekurit poilitikë.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

“Brenda majit ndryshon ligji të gjallët paguhen të parët”