Të përulur nën peshën e 40 fotove
Bulevardi Dëshmorët e Kombit u zgjua nën peshën e rëndë të fotografive të 40 klerikëve të vrarë nga diktatura komuniste.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit u zgjua nën peshën e rëndë të fotografive të 40 klerikëve të vrarë nga diktatura komuniste. Foto dhe histori që deri tani kanë folur faqeve të librave, faqeve të ndonjë gazete dhe pak të njohura në publik.
Të vendosura kështu, në prag të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, trondisin shpirtërat, i vënë në lëvizje dhe ngjallin reagim: ateistët bezdisen sepse ndjehen ateistë, muslimanët sepse ndjehen muslimanë, ortodoksët pse ortodoksë dhe menefregistët sepse menefregistë.
Do të doja që vërtetë të jetë kështu: foto e 40 klerikëve të kenë shokuar këtë mëngjes çdo njeri të rreshtuar në një kategori: fetarin, politikanin, artistin, tifozin, trafikantin, të ndershmin, moralistin e këdo tjetër... e pas shokimit të ketë një pauzë, një vëzhgim e një reflektim: Në Shqipërinë tonë janë vrarë shumë pse kanë qenë ndryshe, kanë menduar ndryshe dhe kush ka vrarë ka bërë aktin më të tmerrshëm që një njëri mund të bëjë. Liria është vlera absolute, është habitati më i përshtatshëm ku çdo njeri mund të rritet, të lulëzojë sipas natyrës së tij primare. Çdo format tjetër është një privim, një deformim me pasoja të rënda për shoqërinë dhe shoqëria jonë, po i vuan edhe sot e kësaj dite privimet e rëndësishme të lirisë.
Fotot e 40 klerikëve të vrarë gjatë diktaturës kanë një peshë të madhe emocionale dhe do të doja shumë që kjo peshë të shtypte paragjykimet në mendjet e të rreshtuarve në ndonjë kategori. E nga kjo shtypje të lindtte vetëm një lule: Ajo e përuljes, respektit dhe adhurimit për Lirinë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump
23 Dhjetor, 08:26
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18