Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të jetë ndeshja hapëse e javës së 15 të Superligës e cila do të luhet të premten në orën 19:00. Sipas të gjitha gjasave, pasi dëshira e klubit të Partizanit por edhe e FSHF-së është e njëjtë, sfida do të luhet në impantin më të ri futbollistik ‘Air Albania’, duke i hequr stresin tifozëve për të gjetur një biletë.
Përsa i përket skuadrave, për të disatën herë vijnë në pozita tepër të kundërta, pasi Partizani udhëheq kampionatin, ndërsa Tirana renditet e teta, pozicion që nëse kampionati mbaronte sot do të thoshte ‘play-of’ për rënien nga kategoria. Gjithsesi ndryshe nga shumë herë të tjera, Partizani dhe Tirana këtë të premte bashkohen në dy pika.
Si të kuqtë kampion në fuqi, por ashtu dhe bardheblutë vijnë pas humbjeve respektivisht Partizani kundër Bylisit dhe Tirana kundër Kukësit. Gjithsesi pika më e rëndësishme ku bashkohen skuadrat është tjetër. Gjasat janë të mëdha që kushdo nga ekipet që humbet derbin të shkarkojë trajnerin.
Për Lerda-n mundësitë e shkarkimit janë më të vogla, por humbja me Bylisin ka përkeqësuar ndjeshëm ambientin e kuq. Një disfatë në derbi, diçka e cila nuk ndodh prej 18 ndeshjesh, me siguri do ta lëkundte jashtë mase pozicionin e tij. Ndërkohë në kampin bardheblu Ahmataj është më shumë i larguar se sa afër Tiranës. Që prej dhënies së dorëheqjes shumë kush nuk e sheh më elbasanasin si trajner të 24 herë kampionëve të Shqipërisë, ndërsa nuk do të ishte çudi që të largohej para derbit. Edhe emrat që mund ta zëvendësojnë po qarkullojnë ndjeshëm në media.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor, 15:22
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin
28 Nëntor, 12:10
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor, 11:47
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26