Ankimimi i pazakontë i gjyqtarit Andri Ymeri që u shkarkua pse i bënte gjyqet shpejt, ironia therëse për trupën gjykuese me një fabul të Kafkës me lepurin dhe ariun 

Ankimimi i pazakontë i gjyqtarit Andri Ymeri që u shkarkua pse i bënte gjyqet shpejt, ironia therëse për trupën gjykuese me një fabul të Kafkës me lepurin dhe ariun 

Gjyqtari Andri Ymeri

TIRANË- Pas një procesi maratonë dëgjimor, në 21 dhjetor 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim të diskutueshëm shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri. Trupa gjykuese përbehej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Firdes Shuli anëtare. Andri Ymeri u shkarkua pasi i zhvillonte proceset gjyqësore shpejt (disa nga gjyqet i përfundonte brenda 5 ditëve), se nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur fruta dhe perime, se nuk kishte bashkëpunuar me trupin gjykues etj. Pas zbardhjes së vendimit, Andri Ymeri i është drejtuar me ankim Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të KPK-së si të paligjshëm, arbitrar dhe madje sipas tij, me një fill urrejtje. 

Tashmë do të jetë KPA, shkalla e dytë dhe fundore e Vetingut, që do të vlerësojë vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymerin. Por, në ankiminin prej 420 faqesh të gjyqtarit Ymeri, të siguruar nga Shqiptarja.com, bie në sy edhe ironia therëse e gjyqtarit ‘rebel’ me trupin gjykues. Pjesë e ankimimit voluminoz është edhe një fabul e shkrimtari Franc Kafka, një alegori, që përmes figurave simbolike, portretizon një trupë gjykuese të padrejtë. Fabula sjell një juri me tre leopardë, të zgjedhur me konkurs si leopardë, por që në fakt nuk ishin të tillë. Ata marrin në gjykim një çështje të vështirë, ku në fund vendosin që lepuri në administratë të paguhej si ari, ndërsa ariu të paguhej si lepur. 

Pjesë nga ankimimi 
“Vendimin e lexova relativisht shpejt. Pasi e lexova m’u krijua krahas zemërimit, zhgënjimit, ndjesisë që është ky vendim është i padrejtë, i paligjshëm, arbitrar, që përshkruhet nga një fill i dukshëm urrejtjeje përkundrejt meje, edhe një ndjesi tjetër, me karakter tragjiko-komik, të cilën po e shpreh, duke thirrur në ndihmë një shkrimtar të njohur surealist, që quhet Franc Kafka. Ky shkrimtar, në veprën (esenë) e tij, “Mbretëria e kafshëve të pyllit”, përshkruan një situatë të ngjashme me sa më poshtë :

Në pyll, meqenëse vendoste monarkia, ku mbretëronte luani, nga bota e njerëzve iu tha luanit që organizimin shoqëror dhe rendi i gjërave duhet medoemos të demokratizohej dhe të mos bëhej si t’i tekej atij.

Meqenëse luani, si kafshë që ishte refuzoi, njerëzit e hoqën qafe luanin dhe morën përsipër vetë t’a demokratizonin jetën e banorëve të pyllit. Si fillim, për t’a bërë këtë, nxorën një urdhëresë që rekrutimi në të gjitha funksionet vendimmarrëse apo zbatuese në pyll, do të bëhej me konkurs. 

Një nga konkurset që u zhvillua, ishte ai për të punuar si lepur. Në këtë konkurs, mori pjesë vetëm një ari i papunë, dhe meqenëse ishte kandidaturë e vetme, ai e fitoi konkursin.

Pak, me vonë, u bë një konkurs tjetër, për të punuar si ari. Në këtë konkurs, meqenëse kriteret ishin shumë “të rrepta”, mori pjesë vetëm një lepur, dhe meqenëse edhe ky ishte kandidaturë e vetme, ai e fitoi konkursin.

Një ditë, lepuri po i thoshte ariut, që kam rrogë të madhe pasi unë jam lepur dhe paguhem si ari. Duke qenë se ariu u indinjua kur e mori vesh, vendosi t’i drejtohej gjykatës për t’u ankuar.

Pas njohjes me ankesën e ariut, u mblodh trupi gjykues i përbërë nga tre leopardë dhe ftuan në seancë dëgjimore ariun edhe lepurin.

I pari, mori fjalën ariu, i cili tha shkurt. Unë jam ari dhe paguhem si lepur, ndërkohë lepuri paguhet si ari ndërkohë që është lepur. I kërkoj gjykatës t’a zgjidhë këtë punë.

Pastaj mori fjalën lepuri, i cili bëri një parashtrim të gjatë, që si bosht kryesor kishte premisën se një shoqëri demokratike ka si bazë të saj, rekrutimin e punonjësve me konkurs. Ai kishte marrë pjesë në konkursin për ari dhe kishte fituar në mënyrë të ligjshme. Për rrjedhojë, ishte e drejta e tij, që të vijonte të paguhej si ari.

Trupi gjykues, me tre leopardë, u tërhoq për të marrë vendim. Meqenëse çështja paraqitej disi e komplikuar, e panë të udhës të kërkojnë një mendim amicus quria nga një këshilltar prej botës së njerëzve.

Këshilltari nga bota e njerëzve, me shumë elegancë dhe kompetencë, iu tha leopardëve.

Të nderuar, ju takon juve të merrni vendimin, jo mua pasi në të kundërt do dhunohej parimi i dhënies së drejtësisë vetëm nga Gjykata. Megjithatë, por t’iu ndihmuar, po iu tregoj se në vija të trasha, në botën e njerëzve, ekzistojnë dy rryma të filozofisë të së drejtës, që janë:

1. Teoria formalo juridike e themeluar nga Aristoteli, Hegeli, etj, sipas të cilës norma e ligjit është koncept elitar dhe nuk është detyrë e gjyqtarit për t’a interpretuar atë, edhe në rastet kur zbatimi i saj shkon kundër rregullave të arsyes. Kjo teori, kritikohet pasi në popull shumica nuk është elitë dhe për rrjedhojë, zbatimi i normës, mbart rrezikun të mos kuptohet madje të konsiderohet si arbitraritet. Po kjo teori, ka ca që e lavdërojnë, me arsyetimin se një shoqëri nuk zhvillohet nga tërësia e anëtarëve të saj, por vetëm nga elita e saj. Për rrjedhojë, është e drejtë dhe detyrë e elitës që të përcaktojë përmes normave juridike, këmishën e forcës të cilës duhet t’i binden pa diskutim, të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, pavarësisht nëse janë apo jo elitë.  

2. Teoria e pozitivizmit ligjor, e themeluar nga Kelzeni, Hobs, Kant, etj, sipas të cilës, norma nuk duhet zbatuar kur bie ndesh me rregullat e arsyes të gjithë pranuar nga shumica e anëtarëve të shoqërisë ku zbatohet. Kjo pasi norma buron në thelbin e saj nga morali, dhe meqenëse morali ka në themel të tij, parimin e drejtësisë që jo vetëm jepet por edhe duhet te duket se po jepet, i bie që për rrjedhojë drejtësia të mos jetë vetëm laë por edhe ius, pra, jo vetëm normë, por edhe e drejtë. Edhe kjo teori ka ca që e kritikojnë, kryesisht anëtarët e elitës, me argumentin që janë vetëm ata dhe jo shumica e anëtarëve të shoqërisë, që kanë domenin e progresit shoqëror. Sipas tyre, progresi shoqëror mund të dëmtohet nga zbatimi i kësaj teorie, pasi i bie që elita të jetë e detyruar t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës dhe për rrjedhoje elitës mund t’i kufizohet hapësira e veprimit që mund t’a ketë të nevojshme për të zhvilluar shoqërinë.

Në përfundim, këshilltari nga bota e njerëzve, i tha tre leopardëve, - ju përket juve që përmes vendimit që do jepni, të zgjidhni nëse do t’a zhvilloni shoqërinë duke dhënë drejtësi si elitë, apo do t’a zhvilloni shoqërinë sipas mendimit që keni lidhur me moralitetin dhe drejtësinë që do perceptojnë shumica e anëtarëve të shoqërisë, lidhur me vendimin tuaj. Kjo zgjedhje, ka të bëjë me integritetin tuaj të nderuar gjyqtarë, tha këshilltari nga bota e njerëzve.

Tre leopardët, nuk është se  e morën vesh krejt ç’ka tha këshilltari, por dëgjuan dhe kuptuan vetëm që ai iu tha atyre “elitë”. Për rrjedhojë, me pamje të vetëkënaqur, pasi më parë kishin parë një film, dhe pa ndonjë empati për vuajtjet që do shkaktonte vendimi që do shpallnin, madje me krenari që buronte nga ndjesia e omnipotencës të qenies elitë, vendosën që lepuri do vijonte të paguhej si ari dhe ariu si lepur.

Ariu doli jashtë sallës, me pamje të përvuajtur dhe gjithashtu i tronditur. Një shok i tha, po si nuk fole më shumë, lepuri foli më shumë dhe ndoshta prandaj fitoi.

Ariu i ktheu përgjigje, - mua m’u duk se fola gjatë. Jam penduar që fola aq gjatë pasi tre gjyqtarët në fakt nuk ishin leopardë, por vetëm kanë fituar konkursin për të punuar si leopardë. Ata në fakt, ishin .... Normal që do duhej të fitonte lepuri”.

(Kliko këtu për të parë ankimimin e plotë)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kloe: 31/03/2023 11:58

    Ky plehra ketu siper sebashku me te motren po plehre si vetja vazhdojne dhe mesojne njerezit te shkruajne kunder kolegeve te tyre. I udhezojne qytetaret Shkodran ti drejtohen institucioneve për te paditur koleget qe kishin deri dje madje dhe ato qe i konsideronin shok e miq. Keta si familje e kangrenizuar qe jane harrojne se jane rrugeve dhe ku do përplasen ne vijim. Keta jane fisi me i piset dje i ndyre ne Shkoder. Yt fare e keqe

    Përgjigju
  • Klevismarku: 16/03/2023 11:46

    Fytyra hajdutesh ske ci thu tjeter

    Përgjigju
  • Eluari: 05/03/2023 11:29

    Hajdut i degjeneruar familjarisht

    Përgjigju
  • Yldon: 22/02/2023 21:58

    Dy plehra ne një foto

    Përgjigju
  • LeandroL: 22/02/2023 19:57

    Keta dy tipat ne foton siper jane krijesat me te pafytyra dhe c”njerezore qe ka patur ( shyqyr zotit u zhduken) drejtesia ne Shkoder. Dmth po te shihet edhe paraqitja e tyre duket si e kane zemren. Lavdi zotit dhe vetingut (eshte si eshte si proces po ca fytyra i ka pastruar ) Andri i super korruptuari dhe i paburri u zhduk nga qarkullimi. Tani të ha ato qe ka korrur te mileti se njeri me se qas. Te shkruaj letra për koleget me të vëllanë, me të motren dhe dhëndrin se e kanë zakon , i heq dera. Gerti po i papune ka kohe. Se merr kush ne Shkoder me si av. sa donin edhe ta benin hetues po nuk i eci se sa i degjojne emrat e tyre i kujtohen plehrat që digjen direkt në incenerator.

    Përgjigju
  • Sulejmani: 22/02/2023 18:09

    Andri Ymeri ka qene turpi i drejtesise ne Shkoder. Para disa kohesh ju pat djege makina por ne ambjentet e policise flitet se ka qene vehte Andri prapa kesaj djegie te vetures gje qe eshte bere me qellim per te treguar se gjoja eshte i ndershem dhe i pakorruptuar dhe kunder krimit, ne nje kohe qe ka pase lidhje me kriminela ne Shkoder. ( Keshtu ka vepru edhe Besnik Hoxha qe edhe ky per me humbe gjurme futi njerez per te hedhe dinamit shtepise se tij.) Andri Ymeri i ka zhvate qytetaret shkodrane duke ju marre leke nepermjet avokateve seksere. Njihen sekseret e Andri Ymeri ne Shkoder: i vellai Gert Ymeri krye mashtruesi ( ka qene edhe i jati Faiku sekseri i Andrit) Ardjan Brunga, Arber Raja, Lul Karini. Ka qene skandal ne gjykaten e shkodres ku gjyqtaret, sekretaret e gjykates kishin te aferm avokate ( vellezer, bashkeshortet...). Nuk ka qene vetem Andri Ymeri por edhe Mira Dedja qe e bani te vellain avokat Artor Muja ( nuk e dime se perse e ka ndryshu mbiemrin sepse flitet se ka qene i denuar ne Itali) dhe kur e kuptoi se do ta hiqnin si gjyqtare me miqesi e bani hetues. Ka nje shprehje qe thote: Fytyra eshte paraqitje e shpirtit. Shikoni paraqitjen ne foton e shkrimit te Andri Ymerit dhe vellait te tij Gert Ymerit dhe nuk ka nevoje per komente.

    Përgjigju
  • Besmir: 22/02/2023 10:03

    Vetingu ka qene nje gja e mire sepse ka heqe gjyqtare dhe prokurore te korruptuar. Nje nder ma te korruptuarit ka qene Andri Ymeri qe me te vellane nje mashtrues ordiner e kane shkaterru drejtesine ne shkoder. Nuk ka qene vetem Andri Ymeri i korruptuar ne shkoder. Kane qene gjytare te korruptuar edhe Mira Dedja Hasan Selimi Arben Zefi Izabela Radovani. Vetem Arta Llazari Gent Medja dhe Irida Kacerja kane qene te ndershem.

    Përgjigju
  • Lali: 21/02/2023 11:45

    Turp i madh qe mbrohet Andri Ymeri qe eshte super i korruptuar bashke me te vellane av Gertn dhe te jatin Faikun. Andri nuk ka lane gja pa bere duke shperdoru detyren e gjyqtarit per perfitime financiare. Andri Ymeri Mira Dedja dhe grupi i tyre kane shkaterru drejtesine dhe avokatine ne shkoder. Andri Ymeri me te vellane Gert mashtruesin Lul Karinin etj kane kriju nje grup mafioz vetem e vetem per te perfituar padtejtesisht. Fat i madh per Shkodren qe vetingu i hoqi Andri Ymerin dhe llojin e gjyqtareve si Andri.

    Përgjigju
  • Deanid: 21/02/2023 11:03

    Perfaqesuesi me i denje i korrupsionit ne drejtesi ka qene Andri Ymeri si gjyqtar ne Shkoder. Pervec kesaj ka qene nje i pafaytyre dhe njeri i ulet ne te gjitha drejtimet. Se kuptoj pse vetingu e la kaq gjate se dhe diten e fundit ne detyre ka vazhduar avazin e zhvatjes. Ky ka qene njeri prototip, nuk gjen me keq se ky. Shyqyr iku e mos ja pafshim fytyren

    Përgjigju
  • Hilmi: 21/02/2023 07:57

    Eshte e cuditshme se si mbrohet gjyq Andri Ymeri. Ky ka qene simboli i korrupsionit jo vetem ne shkoder por per shqiperine. Te gjithe kujtojne qe nje shkodran u fut ne greve perpara gjykates shkodres per te denoncu Andri Ymerin dhe klanin e tij kriminal. Ka qene fatkeqesi qe ky person ka pas drejtu gjykaten shkoder ku pat pase mbeshtetjen e Fatlum Nurjes qe ishte ne presidence vetem se ishte gjyqtar ne gjyqin qe kishte Fatlum Nurja. Edhe informacipni i dsik ka qene qe ka lidhje me grupe kriminale dhe ja thanen edhe te motres Arjoles kur doli ne veting dhe e hoqen. Largimi I ketyre gjyqtareve te korruptuar tregon se vetingu ka pase sukses ne pastrimin e drejtesise nga gjyqtare dhe Prokuror te korruptuar dhe te lidhur me krimin.

    Përgjigju
  • Geakelmendi: 20/02/2023 19:54

    Me Andrin paftyrësia, korrupsioni, paburreria dhe pabesia arritën majat e tyre. Qoftë e mbarë ikja e tij se ka shpetu njerezia qe i zhvaste. Gjykata Shkodres duhet te organizoj pritje se ka sebep.

    Përgjigju
  • Xhela: 20/02/2023 16:23

    Andri Ymeri gjygjtar i korruptuar. Faik Ymeri kur Andri ka qene kryetar gjykates Shkoder e ka pas ba gjykaten si prone private. Shyqyr qe e njoften edhe koleget se cfare burri eshte Andri Ymeri sepse ja kane pas mbajtet anen dhe e kane ndigju dhe i kane kriju lehtesira te vellait Gertit. Andri nuk ka njofte ligjin por vetem leket. Gjithe psikologet e tjere nuk thirreshin nga gjykata por vetem e shoqja e Andrit. Keshtu vepronte e korruptumja Mira Dedja dhe gjithe gjyqtaret qe kishin zgjidhje martese dhe duhej psikologu. Shyqyr qe shpetuan shkodranet nga ky gjyqtar i korruptuar.

    Përgjigju
  • Miri: 20/02/2023 08:25

    Ne Shkodër e njohin mire se sa i korruptuar eshte Andri Ymeri dhe sa mashtruese jane te gjithve Faiku Gerti. Pllumit ka qenë i mire por e banen si veten. Kaq njerëz te ulet jane sa ka nxjerrë edhe Faikun ne foto tij shite fruta ne nje kohe qe Faiku eshte marre me legalizime dokumentash dhe eshte Deni per falsifikime nga gjykata e Tiranës.

    Përgjigju
  • Goldengol: 19/02/2023 19:26

    Të krahasosh Andri Ymerin me shume emra që ky “zotëria” ka përmëndur në raport me thënë dr drejtën është si të krahasosh leshin me pambuk. Ky është një nga ato lloje speciesh që ne fakt zor i gjen në florë dhe faun se jane me një përbërje të veçantë. Dmth të thuash i korruptuar , matrapaz eshte sikur ti thuash nje kompliment nga ato me sofizma që ai ka qejf. Për këtë ska ndonjë përkufizim te qëndrueshëm se ska fjalë ta përkufizoj. Por janë si familje njëri me këllirë se tjetri. Bën dhe Pellumbin si nuse ne fshat që ishte si vetja tyre. Kë të përmendesh nga to si familje Gertin kryemashtruesi apo Ajolën zemër zezën e smirë zezen që mori atë qe meritonte, apo Faikun sekserin e fëmmijëve. Shyqyr e hoqën e vonë u kujtuan.

    Përgjigju
  • Pukja i: 19/02/2023 18:02

    Klani Ymeri ka qene nje klan kriminal dhe i lidhur me grupet kriminale. I vellai Gert Ymeri ka qene ndermjetes ne shume raste. Faik Ymeri hapej neper shkoder tuj thane se me u marre me femijet e mij duhet me shite shtepine. Flitet se ju kane marre dikujt nga Puka 50 mije euro. Kurse ky Andri i ndershmi i dynjase shprehej se edhe nqse me heqin kam fitu pare boll per me jetu prape mire. Vetem kriminelat horat dhe mashtruesit mund te jene merzite qe e kane heqe te korruptuarin Andri Ymeri sepse keto nuk lane njeri pa ja vu lakun ne fyt. Te pakten ne drejtesi eshte nje i korruptuar me pak. Sukses per vetingun

    Përgjigju
  • Luli: 19/02/2023 13:32

    Ky Andri Ymeri harron se cfare ju ka ba njerezvr tuj ju marre leke me gjithfare avokatesh mashtruesa si Lul karini Arber Raja Ardian Brunga dhe kryeshefi i mashtruesve av Gerti Ymeri i vellai i Andrit. Krahasoni kete te korruptuar me gjyqtaren Arta Llazari e cila e kaloi vetingun dhe keto avokatet mashtruesa e shajne Arta Llazarin dhe mbrojnd te korruptuarin Andri Ymeri. Prandaj kane ba mire qe e kane largu kete te korruptuar

    Përgjigju
    • Luis: 19/02/2023 16:53

      Nje pyetje kam kjo Arta shkon me zyrave me gjyqtar apo nuk ka ngel me kush. Dhe komentin e paska qare gjate pushimit pasi ka dal nga zyra e gjyqtareve.

  • Iris: 19/02/2023 02:17

    Z.Ymeri,po ju ku e fusni veten te lepuri,apo ariu ?

    Përgjigju
  • Alert: 18/02/2023 19:39

    Ndër më të korruptuarit e të pabeset njerez ne toke. Drejtesi pa të do jete me e mire.

    Përgjigju
  • Altaraf: 18/02/2023 19:31

    Eshte një perlë përfaqësuese perfekte e të menduarit të shqiptarëve

    Përgjigju
  • Boga: 18/02/2023 19:05

    Nuk ka gazetare qe tja pastroje figuren ketij prandaj mos humbisni kohe kot, sepse e njohim mire kush eshte dhe si eshte ky

    Përgjigju
  • Rozafa: 18/02/2023 16:36

    Andri Ymeri eshte nje i korruptuar i papare. Andri dhe i vellai avokat Gerti kane bere nje grup avokatesh mashtrues te lidhur edhe me prokurorine dhe hetuesa te korruptuar si Kujtim Livadhi etj kontrollojne gjithcka per te perfituar ne menyre te paligjshme. Andri Ymeri nuk te ka dhane vendim pa te marre leke, madje kohet e fundit flitet se ka ba nami tuj marre leke sepse e ka dite se do te hiqet. Biles edhe diten qe eshte dhene vendimi nga KPK ai ka dale ne pune per te perfitu ndonje leke, pra kaq i pa yrrnet eshte ky dhe lloji i tij,

    Përgjigju
  • artisti: 18/02/2023 15:25

    ky eshte nje i korruptuar ne themel bashke me Lulzim Karinin avokatin dhe vellain e ti avokat. kane plot histori te korrupsionit dhe del e ben moral ky i pamoralshmi. na tregon per te atin nje i korruptuar tjeter. kto jane si familje e degjeneruar. Nje gjyqtar qe shkon me te sekretaret e veta, nusja qe shkon me vellain e vet imorala.

    Përgjigju
    • Qamil: 19/02/2023 16:56

      Qamil shko pi ndonje gote raki se dhe nxehesh pak se ben shume ftoht gripi eshte verdall te dizifekton viruset

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,