Të premten Erzeni-Vllaznia, trajneri Memelli: Duam vazhdimësi! Gvozdenovic i prerë ndaj Dinamos: Skënderbeun e kënaq vetëm fitorja

Erzeni-Vllaznia është sfida që hap javën e dytë të Superligës, që luhet të premten në orën 17:00. Shijaksit duan të vijojnë me befasitë pasi barazuan me Laçin, ndërsa te shkodranët ka shumë optimizëm pas fitores 3-1 me lojë të bukur kundër Kukësit.

“Atmosfera në skuadër është e mirë. Djemtë po punojnë dhe ne si staf jemi të kënaqur me këtë pjesë pasi na jep besim për të patur një vazhdimësi në lojë dhe rezultate,"-u shpreh Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.

“Besoj me këtë formatin e ri e gjithë lufta do bëhet për vendin e katërt, por është shumë herët për të folur. Ne kemi objektivat tona personale dhe ekipore, por do t’ia lamë kohës pasi është më mirë të mos flasim tani. Ndeshje pas ndeshje është objektivi ynë,"-tha Esat Mala, futbollist i Vllaznisë.

Sakaq po të premten, por në orën 19:00 Skënderbeu debuton në shtëpi pas fitores kundër Egnatias. Korçarët e rikthyer në Superligë përballen me Dinamon që humbi derbin kundër Tiranës.

“Ne bëmë një miqësore me Dinamon që dolëm 1-1, por mendimi im është se nuk është më ajo Dinamo. Tani është një skuadër më e fortë dhe me një tjetar i cili ka një mentalitet tjetër. Besoj do bëjmë një ndeshje të fortë, por kemi besim dhe jemi gati për luftë. Ne mendojmë vetëm për 3 pikët,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Axhenda e javës së dytë të Superligës vijon të shtunën me sfidën Teuta-Tirana, ndërsa të dielën luhen Kukësi-Egnatia dhe Partizani-Laçi.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë