Java e 23 e Superligës do të nisë të premten me 3 sfida ku me interes pritet Kukësi-Partizani në orën 13:00. Të kuqtë e kryeqytetit që luftojnë për kreun vijnë pas dy fitoreve, por përballë do kenë një kundërshtar të plagosur pasi Kukësi renditet në vendin e parafundit.
“Do jetë një përballje e vështirë me Kukësin pasi është në vendet e fundit të renditjes pavarësisht se nuk e meriton atë pozicion. Pikët janë shumë të rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata. Gjithsesi momenti ynë i vështirë ende s’ka kaluar pasi dikusht që është me temperature 40 nuk mund të çohet dhe të vrapojën direkt,”-u shpreh Giovani Colella, trajner i Partizanit.
Po në orën 13:00 të së premtes Bylis do të presë Egnatian, ndërsa në orën 16:00 Laçi kërkon të rikthehet te fitoret në transfertën e Erzenit.
Ndërkohë të shtunën në Shkodër Vllaznia që s’po gjen vazhdimësi do ketë përballë Kastriotin, ekipin që renditet i fundit dhe që vjen pas humbjes me Tiranë.
“Shpresoj që të shfaqim një futboll të bukur dhe të vijmë në përmirësim nga ndeshja e fundit. Kaq sepse më shumë nuk kemi se çfarë humbim,”-tha Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.
Po të shtuënën në orën 17:00 Tirana e vendit të parë pret Teutën e etur për pikë, pasi ‘djemtë e detit’ kërkojnë me çdo kusht largimin nga zona e ftohtë e renditjes.