Të premten zgjidhet Sekretari dhe nënkryetarët e PD, Baçi: Të kenë avantazh deputetët që s'mbajnë asnjë anë, për hir të bashkimit të PD

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi është i mendimit që në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të PD, ku duhet të zgjidhen nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm, duhet t'u jepet prioritet atyre që në këtë betejë janë të ndërmjetëm, pra që nuk mbajnë anën e asnjërën palë. I ftuar te '5 pyetjet' në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Baçi ai tha se në këtë garë është i hapur të garojë kushdo që dëshiron, duke përfshirë këtu edhe mbështetësit e Lulzim Bashës. Kjo e gjitha sipas tij, duhet të bëhet  me qëllimin e vetëm që të bashkohet PD-ja.

"Të hapur për të garuar nuk e diskuton askush! Për hatër të bashkimit të PD, t'u lihet hapësirë më e madhe, madje të jenë edhe më të avantazhuar, madje do u lija më shumë hapësirë këtyre që janë pjesë e ndërmjet", tha Baçi.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve ndaj Sali Berishës, Baçi tha se ata do të reflektojnë, në të kundërt, tha ai, të gjenden prova nëse ka dhe t’i jepet dënimi.

Kryesia nuk zgjidhi përfundimisht krizën, ishte një proces i radhës, kemi ditën e premte ku mblidhet Këshilli për të zgjedhur nënkryetarët, sekretarët dhe më pas sekretariatet. PD po kalon një proces të gjatë dhe të vështirë, një periudhë që nuk ka qenë as në 1997, po i kemi dhënë provat që kemi qenë bashkë, me mbarimin e procesit zgjedhor PD do të ngrihet në nivelin që shqiptarët e duan. Drejtuesit dhe udhëheqja e PD kishte një axhendë tjetër, qëndrim i përhershëm në opozitë, iu pëlqente më shumë qëndrimi në opozitë. Një bashkëpunim që ka pasur me pushtetin dhe bashkëpunimi vijon edhe sot, në pengimin e PD që të kthehet në një opozitë të vërtetë. Kemi rastin e zotit Miraka, ku ata bëjnë thirrje që të mos japin firmat, ku vetë deputetët e PS e miratuan, Berisha është deputet si të gjithë deputetët e tjerë dhe nuk e pengon askush të flasë apo të firmos, edhe pse është Non Grata, paradoks që të imponohesh shumë anëtarë e të PD për t'i zgjedhur drejtuesin dhe këtu nuk i bëjnë padrejtësi Berishës, po anëtarëve të PD, 44 mijë anëtarëve që e duan Sali Berishën nuk do dakordësohesha asnjëherë me një gjë të tillë, nëse Berisha është përgjegjës për atë që akuzohet, atëherë gjykatat t'i heqin të drejtën për t'u zgjedhur", tha Baçi.

Në Report Tv, ai hodhi akuza në drejtim të opozitës së bërë nga Lulzim Basha, duke thënë se kryeministri Edi Rama është tallur me ta dhe këta të fundit e kanë pranuar për shkak të përfitimeve që i merrnin nga ana tjetër.

"Po Rama me këta po e pranojnë talljen për arsye të tjera, për përfitime financiare apo privilegje mjaftojnë që të jetë opozita e Ramës. Kanë dalë hapur, janë shumë të zbuluar", tha Baçi.

Ai ka pasur edhe një ftesë për Lulzim Bashën.

"Më kanë thënë kolegë, si të vijmë  ne se duket si nënshtrim...kujt i nënshtrohesh, është bashkim. Ka ftesë për Lulzim Bashën që t'i bashkohet PD, vendimet e Kuvendit, lejuan fraksionet, vetëm kështu bashkohet PD. Qëndrimi menjë anë, kontestimi i çdo lloj procesi, për të mbajtur peng siglën dhe vulën për t'i thënë Ramës që në Shqipëri ka opozitë", përfundoi Baçi në Report Tv.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eropio: 31/05/2022 10:21

    Mjer ai qe nuk e ka kuptuar akoma se barka po fut uje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'