Të punuarit nga shtëpia si pasojë e situatës së COVID, të rinjtë: Monotone! Ambienti i punës në zyrë rrit produktivitetin

“Një pjese e mirë e qytetarëve gjatë karantinës, punën e transferuan në ambientet e shtëpisë. Tashmë pothuajse jemi një vit më pas, cili është mendimi i tyre, pra të punojnë në ambientet e zyrës apo në ambientet e shtëpisë? Lidhur në këtë këndvështrim, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet të të punuarit nga zyra apo shtëpia sipas ekspertëve?”

Midis të punuarit nga shtëpia dhe asaj nga zyra, zgjedhja e gjeneratës së re është pro punës më pranë kolegëve.

Punësimi në zyrë apo shtëpi, si është më mirë për ju?

“Në zyrë sepse është komoditet plus të mban dhe të azhornuar me punën. Ndërsa në shtëpi të kap ai komoditeti ndoshta, jo të gjithë por varet nga persona. Po unë jam për zgjedhje nga zyra”, tha qytetari.

Një tjetër i ri shprehet se është pro punës nga zyra.

“Shumë  më aktiv, njerëzit në kontakt prodhojnë më tepër”, tha ai.

Për një student, puna nga shtëpia mbetet favorizuese.

“Në rastin tim që jam studente, sigurisht që vlen më shumë puna nga shtëpia por kur punoj me kohë të plotë nuk mendoj se është motivuese të punosh nga shtëpia dhe rezultati i punës tënde s’besoj se do ishte po i njëjtë”, tha qytetarja.

Kursen kohë dhe paratë, është një nga favoret kryesore për ekspertët mënyra e të punuarit nga shtëpia.

“Puna nga shtëpia është më pak e stresuar sepse nuk je i detyruar, nuk je në presionin e kohës që në mëngjes të nxitosh, të përjetosh trafikun e të shkuarit në punë. Je më fleksibël me oraret, je më komod për të menaxhuar dhe për të programuar kohët e ditës. Duke ndarë kohën e punës me kohën familjare dhe me kohën personale”, tha punonjësja sociale Meriglena Rusta.

Të punosh në shtëpi nuk është dhe aq e lehtë sa duket.

“Është e vështirë puna nga shtëpia, për shkak sepse përballesh me faktorë të cilët të shpërqëndrojnë. Mund të ndodh që zhurma e një pajisje elektroshtëpiake, zëri më i ngritur sesa duhet i televizorit”, tha Rusta më tej.

Për punët që kërkojnë bashkëpunimin në grup, të punuarit në distancë sjell më pak produktivitet dhe kreativitet.

“Punonjësi nuk është gjithmonë në mbikëqyrjen e eprorit dhe është pak e vështirë që të matet performanca e punonjësve, produktiviteti i tyre dhe ndonjëherë punonjësi ndjen veten të pasigurt për feedback-un e eprorit”, shtoi më tej Rusta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën