'Të quajnë kurorë por s’je mbret', vogëlushi nga Italia 'sfidon' me poezi koronavirusin

'Të quajnë kurorë por s’je mbret', vogëlushi nga Italia 'sfidon' me poezi koronavirusin

Foto nga vjersha

Përhapja e koronavirusit në shumë vende në një kohë kaq të shkurtër ka sjellë panik dhe frikë për shumë persona.

Ka njerëz që po luftojnë me jetën dhe të tjerë që janë ndarë nga njerëzit që duan, duke u karantinuar, për të mos ua trasmetuar atyre.

Ndërkohë që kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.

Së fundmi në media është publikuar letra e një vogëlushi nga Italia, i cili ka krijuar një poezi për koronavirusin.

Poezia e tij ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.

I mituri ishte duke bërë detyrat e tij online dhe në fund ka krjuar një poezi.

Është shumë e cuditshme se si një djalë kaq i vogël flet me kaq guxim dhe forcë, duke e quajtur koronavirusin një kurorë, por që nuk është mbret.

Poezia e vogëlushit:

Mjafton një teshtimë

dhe të gjithë ikin,

një puthje apo

një përkëdhelje dhe

drejt e në farmaci.

Të quajnë kurorë

por ju s’jeni mbret

Jeni një virus

mendjemadh që

nuk vlen shumë

Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë

dhe përkundrazi, ju jeni këtu!

Jemi pak të frikësuar, por ndoshta s’e dini

se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni

Dhe pse nuk janë karnavalet, ne duhet të vëmë maskë.

Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.

Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.

Italia jonë do të shpëtojë dhe ketë një fund i lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?