Të rinj nga i gjithë qarku emigrojnë drejt Anglisë, ambasadori britanik në Kukës: Aplikoni për viza, mos e merrni rrugën ilegalisht! Fëmijët po detyrohen t’i hyjnë krimit

Teksa qindra të rinj nga Kukësi, Hasi e Tropoja, vijojnë të emigrojnë në Angli, Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith,në një deklaratë për mediet nga Kukësi, i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen nga vendi në mënyrë ilegale drejt Britanisë.

 “Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Perspektivet e reja për rajonin e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri te Shqipërisë. Do të garantoj aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj. Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtor. Prandaj qëndroni këtu dhe aplikoni viza në mënyre ligjore. Mos ikni ne menysë ilegale. Mesazhi im për prindërit dhe pjesëtaret e familjes është ky. Kriminelet dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata ti hyjnë rrugës se krimit. Mos I lini. Ky projekt “Perspektivat e Reja” do të jetë për ju dhe familjet tuaja. Aftësi dhe mundësi punësimi për të mbështetur Shqipërinë. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shprese dhe oportunitet për këtë rajon”,

Mezazhin Ambasadori King- Smith e dha pas prezantimit të nisjes së projektit “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.

Qëllimi është që të nxitet punësimi i të rinjve dhe frenimi i fenomenit të paligjshëm të emigrimit të tyre drejt Britanisë.  Me këtë projekt të rinjtë e verilindjes do të mund të përfitojë ndihmë nga Britania e Madhe, pa qenë nevoja që të udhëtojnë me gomone a kamionë drejt Anglisë.

Projekti "Perspektiva të Reja, Adresimi i shtytësve dhe mundësuesve të krimit të rëndë dhe të organizuar në qarkun e Kukësit", është projekti më i madh zhvillimor në Shqipëri i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga Sëisscontact dhe partnerët e saj, Torchlight dhe IDRA. Projekti do të zgjasë deri në mars 2026, ndërsa do të funksionojë përmes një zyre të ngritur në qytetin e Kukësit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?