Të rinjtë e Akademisë së Forcave të Armatosura marrin kartat e studentit, Veliaj: Privilegj për qytetin t’iu shërbejmë forcave elitë

Akreditimi i Akademisë së Forcave të Armatosura, si një institucion i arsimit të lartë për herë të parë në vitin 2020, kur u hapën dhe programet e para Bachelor, ka ngjallur interes të lartë të të rinjve për degët e hapura në shkollën që formon forcat elitë të mbrojtjes. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me studentët e parë të shkollës ushtarake për të shpërndarë Kartat e Studentit, përmes të cilave Bashkia e Tiranës u ofron 1450 shërbime të ndryshme falas, ose me çmim të reduktuar mijëra të rinjve në kryeqytet.

Veliaj tha se deri më tani Kartën e Studentit e kanë aksesuar 70% e studentëve, ndërsa ftoi që edhe studentët që ende nuk e kanë marrë ta sigurojnë atë, në mënyrë që të përfitojnë nga shërbimet publike dhe private që mbulon.

“Më vjen mirë që sot, mbi 70% e studentëve kanë një kartë studenti, për të cilën u fol shumë, por vetëm kur ka vullnet bëhen gjërat. Së bashku me Nikon kishim vullnet për ta sjellë këtë shërbim edhe këtu dhe u bë. Dua shumë që t’i ftoj të gjithë studentët, që teksa kthehen në tetor për studime, të marrin kartën e studentit, e cila sot ka 1450 shërbime. Disa janë ditore, siç mund të jetë aboneja e autobusit, një supermarket, një kancelari, një mensë. Disa të tjera ndoshta janë më të rralla. U hap Teatri i Operas dhe Baletit, ka edhe aty një ulje, pra shërbime të tilla ku njeriu nuk shkon përditë, por i ka të nevojshme,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Karta e Studentit është ekuivalente në çdo qytet europian për studentët tanë. “Teksa Tirana vitin tjetër është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen e shpalli të gjithë vitin si Vitin Europian të Rinisë, përdorimi i kartës, si në Shqipëri edhe jashtë, besoj se ndihmon,” tha ai, duke shtuar se ndihet i lumtur që Akademia e Forcave të Armatosura po transformohet sipas standardeve të West Point Army. “Si dikush që është rritur nga dy prindër ushtarakë, e di që është një ndër vendet elitë dhe ishte muzikë për veshët e mi kur dëgjoj nga Niko që edhe ai edhe Kryeministri do vazhdojnë të thellojnë raportin me West Point,” deklaroi Veliaj.

Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për vëmendjen e Bashkisë së Tiranës ndaj të rinjve që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

“Interesi i të rinjve është i jashtëzakonshëm. Kemi patur 1000 aplikime për 60 vende tek Bachelor këtë vit. Duke filluar nga ky vit do të kemi edhe dy degë të reja në Akademi: “Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes” dhe “Navigim Detar në Fushën e Mbrojtjes”. Pra jemi duke u transformuar sipas një modeli kampion lider që është West Point,” tha ndër të tjera Peleshi.

Akademia e Forcave të Armatosura ofron një pagesë mujore për çdo student për të gjithë periudhën e studimit, si dhe akomodim dhe ushqim falas për tre vitet e studimit. Studentë nuk paguajnë asnjë tarifë për studimet dhe në përfundim të tyre punësohen përmes mundësive që japin FA.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja