Të rinjtë e Partisë Republikane takim online me senatorë e kongresmenë amerikanë! Mediu: Ju duhet të ndryshoni vendin dhe politikën si studentët në 1990

Të rinjtë e Partisë Republikane kanë zhvilluar një takim që zgjati rreth 2 orë me senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, deputetë britanikë, gjermanë, austriakë dhe parlamentit Europian. Temë bisedimi ka qenë familja, besimi dhe liria.

Ata vunë në dukje se besimi i jep një raport dhe kuptim të qartë rolit tonë si politikanë, vlerësimit të të drejtave dhe lirisë, na bën njerëz dhe kombe më të mira. I pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili u tha të rinjve ata duhet të jenë forca që duhet të ndryshojë politikën dhe vendin ashtu sic bën studentët në dhjetor të 1990.

"Misioni ynë është të ndërtojmë të mirën përballë së keqes, të ndërtojmë dashurinë përballë urrejtjes, të ndërtojmë respektin përballë përbuzjes. Këto janë rrugët për të ndërtuar një shoqëri e cila ecën përpara. Ne sot kemi një mision kundër së keqes. Kemi një pushtet i cili po shpopullon Shqipërinë, po e shpopullon prej jush, njerëzve të rinj, njerëzve të mëncur dhe të ditur, të cilët duan një jetë ndryshe, po shkatërron të ardhmen e familjeve tona, po shkatërron të ardhmen tonë si komb.

Prandaj ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të tejkaluar thjesht dhe vetëm politikën, për të besuar tek vetja, për të besuar që Zoti na ka falur jetën, lirinë dhe mundësunë për të ndërtuar lumturinë, dhe ne kështu, duke besuar në këto principe, do të ecim të gjithë së bashku. Prandaj ju ftoj ju që deri më 14 maj të mos pushojmë, por mesazhin e mundësisë që na është dhënë nëpërmjet lirisë, mesazhin e asaj që na e ka dhënë si të drejtë Zoti, ne duhet ta kthejmë në duart e shqiptarëve të lirë, ashtu siç filluam ne vitet 1990.

Te mos pranojmë të rikthehemi në rrugën e errësirës, ku na u ndalua besimi, liria dhe e drejta. Të mos pranojmë që njerëz që kanë pushtet sot të sillen me ne dhe me taksat tona, sikur janë pronarë të asaj që ne paguajmë dhe asaj cka është jeta jonë. Prandaj më shumë se kushdo tjetër, rinia është kualitet, rinia është qëllim në vetvete për të bërë më të mirën. Mos jeto me zhurmën dhe dogmën e të tjerëve. Beso tek vetja jote, tek zemra jote, sepse ajo nuk gabon. Prandaj le të bashkohemi ne që të gjithë, të shkelmojmë të keqen dhe të ligën, të tregojmë që dime dhe duhet të ndërtojmë. Le të bashkohemi ne me bindjen që atë që i ka falur Zoti këtij vendi, si asnjë vendi tjetër, ne duhet ta kthejmë në mundësi, oportunitet, për cdo shqiptar të lirë, për të ndërtuar Shqipërinë europiane dhe për të qenë shqiptarë europianë", tha Mediu.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja