Të rinjtë me kapuçë dhe bluza në kokë hedhin kapsolla të fuqishëm drejt Kuvendit (VIDEO)

Teksa kanë mbërritur përpara parlamentit, protestuesit e opozitës kanë krijuar disa momente tensioni duke hedhur tymuese, flakadanë dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kuvendit. Ajo që bie në sy është fakti se personat të cilët janë munduar të krijojnë incidente janë të rinj të cilët kanë hequr edhe bluzat duke i vënë në kokë për të mos u identifikuar.

Policia në këtë protestë, ndryshe nga ato më para ka zhvendosur kordonin e sigurisë ndërkohë që në gatishmëri është parë edhe autoboti i ujit, i cili do të përdoret në rast se situata do të agravojë.

Ndërsa drejtuesit politikë të opozitës nuk janë parë përpara Kuvendit, ndërkohë që pak më parë lideri demokrat bëri thirrje për të marshuar drejt godinës së seancave plenare.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion