Për të dytin vit radhazi, qyteti i Ankonës në Itali organizon takimin e sportistëve të rinj nga vendet që lagen nga detet Adriatik dhe Jon.
Për 3 ditë me radhë sportistet 15 dhe 16 vjeçar do të ndeshen në sporte të ndryshme si dhe do të garojnë në atletikë.
Qëllimi i ketij takimi sportiv është afrimi i te rinjvë i vendeve te rajonit tonë si dhe lufta e përbashket kundër veseve nëpërmjet sportit.
Edmond Jazexhi, trajner i ekipit të volejbollit të Durrësit shprehet për Report Tv se në këtë evenimet të rinjtë do të garojnë në disa sporte.
''Në këto aktivitete marrin pjesë ekipet e volejbollit dhe basketbollit për meshkuj dhe femra të datelindjës 2000-2001, 15 dhe 16-vjeçar. Sport tjetër është pinpongu, tenisi, futbolli dhe atletika'', u shpreh trajneri Jazexhi.
Skënder Rexha përgjegjes i ekipit të futbollit të qytetit të Ulqinit shprehet se ky aktivitet ndihmon edhe në njohjen e sportistëve të rinjë mes vendeve.
''Qëllimi është që fëmijët të njihen me një mentalitet tjetër, me një kulturë të ndryshme sepse marrin pjesë Greqia, Italia vende të ndryshme të botës. Dhe gjithashtu të tregojnë që dinë të luajnë me top, që edhe Ulqini ka talente'', deklaroi përgjegjësi i ekipit të futbollit të Ulqinit.
Për të dytin vit radhazi, shpenzimet e trasnportit të të rinjvë nga Shqipëria dhe Mali i Zi janë marrë përsipër nga Agjencia Adria Ferries. Përfaqësuesi I kësaj agjensie, Bernard Reso deklaron se janë marrë të gjitha masat që udhëtimi I të rinjve të jetë sa më komod.
''Është vitit i dytë që kompania jonë sponsorizon vajtjen e sportistëve ne qytetin e Ankonave. Të gjithë janë sportistë të moshave nën 19 vjeç. Marrin pjesë kryesisht nga qyteti i Durrësit. Sivjet kemi ekspozuar edhe sportistët nga Ulqini i Malit të Zi'', u shpreh Reso.
Aktiviteti që zhvillohet në Ankona do të zgjasë për tri ditë dhe të rinjtë do të garojnë në sporte të ndryshme.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)