"Vlerat e qytetit tim" është ekspozita më e re çelur në qytetin e Beratit. 87 punime të realizuara nga 45 të rinj synon që nëpërmjet artit të promovojnë vlerat e qytetit të ‘1001 dritareve’. Prindër, mësues e fëmijë, kanë ndjekur nga afër punën e të rinjve të realizuar në vaj, pastel, akuarel, laps, dhe karbon.
“Kemi çelur një ekspozitë në rastin e festës së 1 qershorit për të paraqitur vlerat e qytetit të Beratit”, tha një pjesëmarrëse.
“Përfaqësues janë nxënës dhe fëmijë të qytetit. Midis artit shprehim vlerat e qytetit tonë”, tha një pjesëmarrëse në ekspozitë.
Mësuesi i pikturës, Jani Kumati, tha se vlerat e jashtëzakonshme të Beratit përcillen mësëmiri tek qytetarët nëpërmjet këtyre punimeve të fëmijëve.
“Berati me vlera të jashtëzakonshme e pikturë përcillet më së miri me punimet e tyre. Një falënderim për prindërit dhe fëmijët për dëshirën që kanë për artin dhe që kjo traditë të vijojë më tej”, tha mësuesi i pikturës, Jani Kumati.
Ekspozita "Vlerat e qytetiti tim" qëndroi e hapur për disa orë, ndërsa u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe studios “Art Color”.