SHKODËR-Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri mes të rinjve mbrëmjen e kaluar në Shkodër. I plagosuri Çerçiz Veziri është dërguar në Spitalin Rajonal teksa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka arrestuar autori është shoqëruar në polici.
“Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Këta romët i kap policia e Shkodrës!! Të tjerët janë në kërkim!!
Përgjigju